Shëndeti i Kafshëve

Departamenti i shëndetit të kafshëve të AUV-së kryesisht merret me ruajtjen e shëndetit të kafshëve dhe njëkohësisht me ruajtjen e shëndetit publik në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke u bazuar ne Ligjin e Veterinarisë 21/2004 dhe Udhëzimet Administrative për preventiven , kontrollin dhe eradikimin e sëmundjeve te kafshëve .

Harton programe për preventiven e sëmundjeve për definimin e statusit të shëndetit te kafshëve me anën e programeve të vaksinimit dhe hulumtimeve diagnostike.

Kontrollon lëvizjen e kafshëve përmes sistemit të I&R(identifikimi dhe regjistrimi) dhe dokumentacioneve përcjellëse .

Angazhon praktikat veterinare private në kryerjen e aktiviteteve vjetore sa i përket planit qeveritar për preventiven e sëmundjeve të kafshëve

Monitoron kryerjen e punëve në teren përmes inspektorëve të shëndetit të kafshëve dhe inspektorëve regjional veterinar.

Zbaton Planet Kontingjente – emergjente për sëmundjet e kafshëve sipas standardeve të BE-së.

Në rastet e shpërthimit të sëmundjeve nga Lista A sipas OIE-së në shtetet fqinje bënë ndalesa të importit për kafshë të gjalla dhe produkte të tyre , kurse ne rastet e lajmërimit të sëmundjeve në Kosovë bënë eradikimin e këtyre sëmundjeve me metodën Stamping-out dhe kompensimin e dëmit nga mjetet buxhetore-fermerëve.

Përgatit raportin vjetor për OIE dhe shtetet fqinje në lidhje me situatën epizootiologjive në Kosovë.

Bashkëpunon me subjektet vendore, Shërbimet Veterinare të shteteve fqinje apo të rajonit dhe organizatat ndërkombëtare OIE,TAIEX,DG-SANCO në lidhje me preventiven kontrollin dhe eradikimin e sëmundjeve të kafshëve.

Subjektet afariste veterinare te licencuara


Motoja me të cilën punojm ne është:

Kafsha e shëndoshe –Familja e shëndoshe




Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h