Produktet Medicinale Veterinare

Sektori i Produkteve Medicinale Veterinare-PMV  udhëhiqet nga shefi i sektorit dhe roli i sektorit është që në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi të plotë ta siguron shkallën e funksionimit të mbrojtjes së shёndetit tё kafshёve dhe  shëndetit publik duke siguruar efikasitet dhe kualitet tё produkteve medicinale veterinare.

Detyrat kyçe të sektorit janë:

Mbikqyrja e qerkullimit të produkteve medicinale veterinare duke u bazuar në sistemin e licencimit të subjekteve afariste të cilët merren me qarkullimin dhe importin e produkteve mjekësore veterinare dhe pajisjeve veterinare me shumicë dhe pakicë;
Dhënjen e autorizimeve për importin e PMV;

Dhënjen e autorizimeve për importin e lëndës së parë të dedikuar për prodhimin e produkteve medicinale veterinare dhe pajisjeve mjekësore veterinare.

Mbikëqyrjen e  sistemit të farmakovigjilencës duke filluar nga prodhimi i preparatave veterinare e deri tek  efekteve anësore të tyre.

Pranimi dhe pregaditja e dokumentacionit per marketing Autorizim te PMV                  

Menaxhimi  dhe koordinimi  takimeve  me Komitetitin  Shkencor  per Evaluimin Produkteve Medicinale Veterinare – KSHEPMV.
Bën mbledhjen dhe selektimin e të dhënave që kanë të bëjnë me importin, harxhimin dhe qarkullimin e PMV.

Sektori i PMV në vazhdimesi është duke u punuar dhe konsultuar me palët në interes që rregulloret dhe direktivat e PMV që janë në fuqi gradualisht të  harmonizohen me ato të BE-së.


Lista e Produkteve Medicionale Veterinare te regjistruara ne KosovëFORMULAR PËR RAPORTIMIN E EFEKTEVE ANËSORE TË PRODUKTEVE MEDICINALE VETERINAREAPLIKACION PËR IMPORT TË PMV
Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h