Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zhvillon dhe implementon politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës,  për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe bimëve. Përmes tyre dhe kontrollit kufitar synon ruajtjen e shëndetit publik duke garantuar ushqime të sigurta. Për punën e vet AUV i jep përgjegjësi Qeverisë së Kosovës.                          

Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në  si autoritet për kontroll në fushën e sigurisë, higjienës, gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e përpunimit, paketimit, distribuimit, shitjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së.


Objektivat

Të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve, zoonozave dhe mirëqenjes së kafshëve, eliminimin e shpërthimeve të sëmundjeve, aplikimin e të gjitha masave të nevojshme biologjike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në territorin e Kosovës. Ne fushën e mbrojtjes se bimëve  AUV është përgjegjës te siguroj  sistem efektiv te kontrolleve te organizmave te dëmshëm për bime dhe produkte bimore ne përputhshmëri me standardet  fitosanitare . Ndërmarrjen e veprimeve fitosanitare qe kane për qellim  masat preventive për ndalimin e hyrjes, përqendrimit dhe përhapjes se sëmundjeve dhe dëmtuesve karantinor  te bimëve dhe produkteve bimore dhe objekteve tjera ne Republikën e Kosovës
 

Të garantoj e duhur për sigurinë e  ushqimit në të gjitha fazat e manovrimit për të mbrojtur interesat e konsumatorëve .Të siguroj se ushqimi i plasuar në treg si dhe ai i cili dedikohet për eksport është në pajtim me kërkesat e sigurisë ,etiketimit dhe kërkesat tjera të detyrueshme ,të krijuara me legjislacion.


Historia

Shërbimi Veterinar i Kosovës është themeluar me 1 Qershor të vitit 2000. Themelimi i Shërbimit është bazuar në Reguloren e UNMIK-ut No 2000/27 për themelimin e Departamentit të Bujqësisë në vitin 2000. Pas aprovimit të Ligjit të Veterinës më 30 Korrik 2004 Shërbimi Veterinar i Kosovës është riorganizuar në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ). Duke u bazuar në këtë ligj është aprovuar struktura organizative dhe aktivitetet e saj. Me nxjerrjen e  Ligjit për Ushqim i  cili është aprovuar në vitin 2009 AVUK është riorganizuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV). kësaj Agjencie i janë shtuar edhe kontrolli Sanitar dhe Fitosanitar

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h