Misioni i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) është autoriteti me i lartë për Ushqim dhe Veterinari i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerzëve duke siguruar nivel te lartë të sigurisë së ushqimit, përfshirë edhe ushqimin e kafshëve, shëndetin e kafshëve, përkujdesjen ndaj kafshëve si edhe cilësinë e ushqimit me prejardhje bimore  dhe shtazore.

Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në  si autoritet për zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë, higjienës, gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit për njerëz dhe ushqimit  për kafshë në hapësirat e përpunimit, paketimit, distribuimit, shitjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së. Në aspektin social, krijimi i AUV-së, u jep të drejtën  qytetarëve Kosovar të konsumojnë produkte po aq të sigurta sa edhe qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sistemi i sigurisë ushqimore ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, ky sistem zbatohet në të gjitha fazat e prodhimit primar dhe në të gjitha fazat e trajtimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve të njerëzve dhe ushqimeve për kafshë.

Ne fushën e veterinarisë AUV është përgjegjëse të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve ,zoonozave dhe mirëqenies së kafshëve ,parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve dhe eliminimin e tyre, aplikimin e të gjitha masave të nevojshme të kontrollit dhe hulumtimeve diagnostike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në territorin e Kosovës.

AUV si autoritet shtetëror i Republikës se Kosovës  zbaton legjislacionin  në fuqi në lidhje  me ruajtjen e shëndetit publik, sigurisë së ushqimit, si dhe shëndetit dhe mirëqenies se kafshëve. Këtë rol, AUV e kryen duke   zbatuar politikat qeveritare me implementimin e projekteve kapitale  ne këto fusha  duke  organizuar kontrollet zyrtare në kufij dhe brenda territorit të Republikës se Kosovës


Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (LUVK)
 
LUVK  kryen analizat e ushqimit me prejardhje shtazore, mbetjeve në ushqim dhe ushqimit te kafshëve ,monitoron dhe diagnostifikon  sëmundjet e kafshëve , me qëllim të ruajtjes së shëndetit  të kafshëve , shëndetit publik dhe  sigurisë ushqimore .

Në fushën e diagnostifikimit  dhe monitorimit te sëmundjeve kryhen analizat për diagnostifikimin  e sëmundjeve te kafshëve,  kontrollin e sëmundjeve te kafshëve ne Kosovë .

LUVK bën monitorimin e  sëmundjeve zoonotike ne Kosovë kryhen nëpërmes analizave të sëmundjeve të shpendëve ,bletëve dhe kafshëve te egra si dhe  analizat e monitorimit të sëmundjeve si: Bruceloza, Leukoza, Gripi i Shpezëve,Sallmonelloze, IBR, BVD, etj

Në pjesën e  analizave te ushqimit bëhen analiza për sigurinë dhe cilësinë ushqimore si:

analizat e qumështit  për procedim teknologjik
analizat kimike te ushqimit për mbetje veterinare në ushqim
analizat mikrobiologjike për te kontrolluar parametrat mikrobiologjik në ushqim

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h