Misioni i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) është autoriteti me i lartë për Ushqim dhe Veterinari i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve duke siguruar nivel te lartë të sigurisë së ushqimit, përfshirë edhe ushqimin e kafshëve, shëndetin e kafshëve, shëndetin e bimëve , përkujdesjen ndaj kafshëve si edhe cilësinë e ushqimit me prejardhje bimore  dhe shtazore.
 

Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në  si autoritet për zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë, higjienës, gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit për njerëz dhe ushqimit  për kafshë në hapësirat e përpunimit, paketimit, shpërndarjes , shitjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së. Në aspektin social, krijimi i AUV-së, u jep të drejtën  qytetarëve Kosovar të konsumojnë produkte po aq të sigurta sa edhe qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sistemi i sigurisë ushqimore ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, ky sistem zbatohet në të gjitha fazat e prodhimit primar dhe në të gjitha fazat e trajtimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve të njerëzve dhe ushqimeve për kafshë.

Ne fushën e veterinarisë AUV është përgjegjëse të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve ,zoonozave dhe mirëqenies së kafshëve ,parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve dhe eliminimin e tyre, aplikimin e të gjitha masave të nevojshme të kontrollit dhe hulumtimeve diagnostike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në territorin e Kosovës.

Ne fushën e Fitosanitarise  AUV është përgjegjës te siguroj  sistem efektiv te kontrolleve te organizmave te dëmshëm për bime dhe produkte bimore ne përputhshmëri me standardet  fitosanitare te BE. Ndërmarrjen e masave fitosanitare qe kane për qellim  masat preventive për ndalimin e hyrjes, përqendrimit dhe përhapjes se sëmundjeve dhe dëmtuesve karantinor  te bimëve dhe produkteve bimore dhe objekteve tjera ne Republikën e Kosovës

Sektori Fitosanitar  është përgjegjës për implementimin e bazës ligjore te nivelit kombëtar dhe te BE për fushat fitosanitare – shëndetin bimore, produktet për mbrojtjen e bimëve, sigurisë ushqimore për produktet me origjine bimore, farërave dhe materialit fidanore, dhe  te drejtat e varieteteve bimore.

AUV si autoritet shtetëror i Republikës se Kosovës  zbaton legjislacionin  në fuqi në lidhje  me ruajtjen e shëndetit publik, sigurisë së ushqimit, si dhe shëndetit dhe mirëqenies se kafshëve. Këtë rol, AUV e kryen duke   zbatuar politikat qeveritare me implementimin e projekteve kapitale  ne këto fusha  duke  organizuar kontrollet zyrtare në kufij dhe brenda territorit të Republikës se Kosovës

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h