Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë -LUV është njësi organizative e Agjencisë se Ushqimit dhe te Veterinarisë AUV

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë -LUV  monitoron dhe diagnostifikon  sëmundjet e kafshëve ,kryen analizat të ushqimit me prejardhje shtazore, kryen monitorimin e cilësisë dhe sigurisë se ushqimit , mbetjeve veterinere dhe kontaminanteve  ne ushqim dhe ushqimit te kafshëve.

Me  qëllim të ruajtjes së shëndetit  të kafshëve dhe  shëndetit publik

-    bazuar ne programet nacionale kryen analiza kualitative dhe kuantitative
-    parametrat qe duhet t’i  përmbushë ushqimi në bazë të  legjislacionit vendor dhe   atij të
BE që e rregullon çështjen e ushqimit
-    analizat e strisheve, objekteve,  depove për ruajtjen ,deponimin dhe shitjen e
prodhimeve ushqimore me origjine shtazore,
-    analizat për caktimin e standardeve dhe certifikimin e prodhimeve për eksport
-    në përputhje me legjislacionin në fuqi bënë analizat e mbetjeve veterinere dhe kontaminantëve në ushqimin me prejardhje shtazore,
-    kryerjen e  analizave të qumështit dhe produkteve të tij, përfshirë këtu edhe
qumështin për procedim teknologjik,
-    të gjitha analizat e prodhimeve me origjine shtazore dhe të ushqimit të kafshëve
(për vetëkontrolli-kualitet)
-    përcjell ,analizon dhe studion gjendjen e lajmërimit, lëvizjes , luftimit dhe
çrrënjosjes se sëmundjeve infektive ,parazitare  dhe sëmundjeve tjera
-    vlerëson situatën e epizootiologjive të vendit, dhe cakton diagnozën e sëmundjeve infektive dhe atyre zoonotike bazuar ne OIE rekomandimet dhe Manualin e Diagnostifikimi te Sëmundjeve
-    propozon masat në vijim: vaksinim  profilaktik dhe teste -diagnostiko- hulumtuese te
sëmundjeve te  kafshëve,dezinfektimin, dezinfektimin dhe deratizimin  me qëllim të
pengimit të përhapjes së sëmundjeve të  kafshëve,
-    hulumton, avancon dhe aplikon metoda të zbulimit, pengimit  dhe preventives te sëmundjeve infektive, parazitare  dhe sëmundjeve të tjera ne ferma dhe objekte për rritje te kafshëve dhe ushqimit te kafshëve
-    përcjell , analizon dhe vlerëson ndikimin e ambientit në gjendjen shëndetësore të kafshëve,
-    bashkëpunon me institucionet dhe autoritetet brenda vendit  (IBK dhe IKSHP),
-    bashkëpunon laboratorët  ne rajon dhe me laboratorë te akredituara  sa i përket avancimit te metodave te analizave laboratorike
-    merr pjese ne teste interlaboratorike dhe teste te zotësisë për validimin e metodave dhe akreditimin e tyre
-    bashkëpunon me laboratorët në regjion dhe jashtë tij,.
-    organizon trajnime te stafit brenda dhe jashtë vendi
-    organizon trajnime për  edukim permanent për te gjithë akteret ne shëndetin publik dhe
shëndetin e kafshëve ( mostrimet ).
-    koordinon aktivitetet me IKSHP ne raste te sëmundjeve zoonotike
-    bashkëpunon me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë drejtorinë  për akreditim ,agjencionin për standardizim ,drejtorinë e  meteorologjisë dhe klimatologjise


Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka këto laboratore funksionale

1.    Laboratori për pato-anatomi dhe pato-histologji
2.    Laboratori për bakteriologji ,parazitologji  dhe mykologji
3.    Laboratori për serologji dhe  diagnostike molekulare
4.    Laboratori për mikrobiologji ushimore dhe preparatorine
5.    Laboratori për kimi ushqimore dhe mbetje
6.    Laboratori për analiza te qumështit


Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h