Laboratori i Qumështit

Me posht e keni linkun e rezultateve te qumeshtit.

http://84.22.58.106/MilkResults/Login.aspx



Qumështi

Qumështi duhet te jete i freskët  i cili i   është  marrë nga një e më tepër mjelje të rregullta dhe të pandërprera të kafshës mjelëse të shëndoshë i cili vjen ne laborator me epruvetat e përgatitura me Azidol.

Qumështi i freskët kategorizohet sipas llojit të kafshës mjelëse në:

a)    qumësht i freskët i lopës,
b)    qumësht i freskët i deles dhe
c)    qumësht i freskët i dhisë.

Parametrat e cilësisë së qumështit sipas kategorive ndahen në:

a)    E –Ekstra Klasë,
b)    Klasi i I-rë,
c)   Klasi i II-të

Laboratori ka pergjegjesi qe per çdo muaj te jep raporte per qumeshtore ne lidhje me klasifikimin e qumeshtit ne baze te kategorive te cekura me laret me qellim pagese si dhe cilesin e qumeshtit.

Laboratori i qumeshtit ka filluar te punoj me mostra te qumeshtit me dt:05.02.2007.

Ne vitin 2007 d.m.th prej kesaj date e deri me 31.12.2007 jane analizuar 7495 mostra ne Qeliza somatike dhe 6304 mostra ne numrin e baktereve ne koloni  te gjitha keto mostra jane sjellur nga 14 qumeshtoret tona dhe 14 nga projekti i KCBL,keto mostra jane analizuar ne tre  aparaturat per analizimin e qumeshtit kualitativ apo me mire te themi per cilesin e qumeshtit te cilat aparatura jane prodhim i Foos-it te Danimarkes:

BactoScan ™FC 
i cili cakton detektimin e numritt e kolonis se baktereve ne qumesht  dhe i cili punon sipas Teknologjis se sistemit rrjedhes  (Cytometry Epifluorescente – system rrjedhes )


•    MilkoScan i cili bën detektimin e parametrave fiziko-kimik  e ato jane tete (8) dhe i cili punon  me Spektrofotometri  infra te kuqe :

1.    Yndyra,
2.    Proteina
3.    Laktoza
4.    Aciditeti
5.    Densiteti
6.    Pika e ngrirjes se ujit
7.    Masa e thate joproteinike
8.    Masa e thate totale


•    Fossomatic™ Minor i cili ben detektimin e qelizave somatike ne qumesht dhe i cili punon sipas Metodes Flouro optiko elektronike.


Laboratori i Qumeshtit ka filluar te punoj me tre  punetore:1 Kimiste e dip. 1 Ing, e Blegtorise,1 Teknike e laboratorit.

Raporti i aktiviteteve ne Laboratorin e Qumështit:

Pranimin,procedimin dhe testimin e mostrave ne qumesht
Pergatitja e epruvetave per qumeshtore,pika grumbulluese
Pergatitja e ecurive te punes ne Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarise ne baze te SOP (procedura standard te operimit) per te gjitha metodat e cekura me larte,pergatitja e formave te sistemit te cilesise(FSC,LMC,PSO,SMC,MC)

Plotesimi I protokoleve dhe ditareve te testimit (ne forme te shkurar dhe elektronike)

Plotesimi I formave per pranim te mostrave, formave per analiza si dhe formave per leshimin e rezultateve per analiza te qumeshtit

Plotesimi i formave te sistemit te cilesise (lista e aparaturave matese dhe plotesuese,lista per kontroll te cilesise(lista e kontrollit te temperaturave per friza e frigorifera,per mirembajtjen e laboratoreve,kontrolla te temperaturesdhe lageshtise neper laboratore)

Pergatitja e metodave standarde per anlizimin e mostrave ne LUV ne baze te ISO

Pergatitja e planeve per pranim,procedurim te mostrave ne LQ
Menaxhimin me reagjent kimik,regjistrimi dhe plani i kontrollave,nevojat e laboratorit per reagjent dhe standarde

Pergatitja e materialeve per tender,furnizim me aparatura te nevojshme per analiza te qumeshtit si dhe me material shpenzues

Pergatitja e kontroll charteve per saktesi te rezultateve
Pergatija e raporteve per trajnime te brendshme dhe te jashtme.

Ne vitin 2008 ne laboratorin e qumeshtit jane analizuar gjithsejt:19034 mostra ne numrin e baktereve ne koloni dhe 15570 mostra ne qelizat somatike

Ne vitin 2009 jane analizuar 11502  mostra me numrin e baktereve ne koloni dhe 12475 mostra ne qeliza somatike ku perveq qumeshtoreve kemi pasur edhe projektin e IADK, dhe MEGVET.

Ne vitin 2010 jane analizuar 14358 mostra ne Qeliza somatike dhe 12860 mostra ne numrin e baktereve ne koloni ku jane perfshire ne analizim edhe Fakulteti i Bujqesise dhe Shoqata e IADK-se.

Ne vitin 2011 jane analizuar16805 mostra ne  Milkoscan ,Fosomatik 15999,Bactoscan 12323 mostra ku prej tyre 18 qumeshtore kane qene prezente dhe projekti i USDA-se 

Ne vitin 2012 prej dt:04.01.2012 e deri me 30.07.2012 jane analizuar10037 mostra ku e kemi pasur present edhe projektin e USDA-se.

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h