Dr. Valdet Gjinovci Kryeshefi Ekzekutiv

Valdet Gjinovci, lindur më 05 nëntor 1971 në Makërrmal, Komuna Skenderaj.

Arsimimi:

Shkollimin fillor në vendlindje.

Shkollimin e mesëm në Skenderaj.



Në vitin 1997 përfundimi i studimeve të larta në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Në vitin 2007 përfundimi i studimeve pasuniversitare dhe marrja e titullit “Master i Shkencës”, në fushën e Sigurisë Ushqimore, Departamenti Shëndetit Publik Veterinar pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Në vitin 2011 marrja e Gradës shkencore “Doktor i Shkencës”, në fushën e Sigurisë Ushqimore, Departamenti Shëndetit Publik Veterinar pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Përvoja e punës:

Gusht 2011 - në vazhdim, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Prill 2010 - Gusht 2011, u.d Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Prill 2009 - Prill 2010, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Janar - Shkurt 2009, Shef i Inspektoriatit Veterinar Kufitar, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Angazhim me projekte dhe organizata ndërkombëtare, në cilësinë e  ekspertit, të ndërlidhura me fushën e Mjekësisë Veterinare dhe Sigurisë Ushqimore.

Mars 1997 - Mars 1998, mjek veterinar në Skenderaj.

Korrik 1999 - Shtator 2000, promovues dhe konsulent shëndetësor pranë organizatës ndërkombëtare (OXFAM GB ), nga Britania e Madhe.

Shtator 2000 - Korrik  2003, ekspert veterinar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim, FAO në Kosovë.

Shtator 2003 - Tetor 2006, Inspektor Veterinar Kufitar, pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nëntor  2006 - Shkurt  2008, ekspert veterinar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim,  FAO në Kosovë.

Mars 2008 - Janar 2009, ekspert veterinar pranë Kompanisë për implementimin e projekteve ndërkombëtare “WYG International”, zbatimi i projektit të Qendrës për Mbarështim, projekt i financuar nga Komisioni Europian.

Koordinator i projekteve ndërkombëtare lidhur me fushën sigurisë ushqimore dhe veterinarisë, që janë implementuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të financuara dhe përkrahura nga Banka Botërore dhe Komisioni Europian.

Shkurt 2015
– në vazhdim, Koordinator i Projektit të “Asistencës Teknike për Shëndetin e Kafshëve dhe Ngritjen e Kapacitetit të Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë “, projekt i financuar nga Komisioni Europian, implementuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. 

Dhjetor 2013 – në vazhdim,  Koordinator i Projektit  “Përpunimi i Mbetjeve Organike”, projekt i financuar nga Komisioni Europian, implementuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Shkurt 2012 - Shkurt 2014, Koordinator i Projektit të Binjakëzimit , “ Mbështetje të Mëtutjeshme për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë”, projekt i financuar nga Komisioni Europian.

Maj 2010
- në vazhdim, Koordinator i Projektit për “Eradikimin e Mortajës Klasike të Derrave dhe Tërbimit në Kafshët e Egra”, (MKDT) projekt i financuar nga Komisioni Europian, implementuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. 

Shtator 2010 - Prill 2011, Koordinator i Projektit të “Identifikimit dhe Regjistrimit të Ruminantëve të Vegjël”,  projekt i financuar nga Komisioni Europian, implementuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. 

Prill  2010 - Mars 2011
, Koordinator i projektit të binjakëzimit,  “ Përmbushja e standardeve të BE-së, në Sigurinë Ushqimore dhe Shërbimet Veterinare”, projekt i financuar nga Komisionin Europian.

Prill 2010 - Mars 2011, Koordinator i Projektit të “Gripit të Shpendëve”, projekt i financuar nga Banka Botërore, implementuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. 

Prill 2009 – Prill 2010, bashkë Koordinator i Projektit, të “Gripit të Shpendëve”, projekt  i financuar nga Banka Botërore, implementuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. 

Pjesëmarrës në grupin e ekspertëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në dialogun për çështje teknike për Menaxhimin e Integruar të Kufirit nën autoritetin e Zyrës së Kryeministrit.

Janar 2010, anëtar i Organizatës Amerikane për Higjienën e Ushqimit dhe Veterinari.

Përvoja Akademike:

Tetor 2010 - Qershor 2011
, Asistent pranë Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë, Departamenti i Teknologjisë – Drejtimi: Inxhinieri Ushqimore,  Universiteti i Prishtinës.

Tetor 2011 - Tetor 2012, Ligjërues pranë Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë, Departamenti i Teknologjisë – Drejtimi: Inxhinieri Ushqimore, Universiteti i Prishtinës.

Maj 2013 në vazhdim, Profesor Ass, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, Universiteti Publik i Mitrovicës.

Autor dhe bashkëautor i punimeve dhe publikimeve shkencore në gjuhën shqipe dhe angleze. 

Pjesëmarrës në vizita studimore në Shtetet e Bashkimit Europian, SHBA, Kanada.

Zotëron gjuhën Angleze  dhe  Serbokroate.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h