Sektori fitosanitar kufitar

Punon në kuadër të Drejtorisë së Inspektoratit dhe kryen detyra të rëndësishme në lëmin e Mbrojtjes së bimëve, produkteve bimore si dhe kontrollin e ushqimit me prejardhje bimore. Kontrollet realizohen në të gjitha pikat inspektuese fitosanitare kufitare, përmes inspektorëve fitosanitar që janë të vendosur në këto pika.

Detyrat e këtij sektori janë:

Organizimi dhe mbikëqyrja e inspektimeve fitosanitare të dërgesave që importohen përmes këtyre pikave, ku për qëllim kryesor është parandalimi i futjes dhe përhapjes së organizmave të dëmshëm karantinë në territorin e Kosovës, të cilët mund të përhapen përmes importit të bimëve dhe produkteve bimore.

Poashtu kryen kontrollin e cilësisë së produkteve bimore dhe ushqimore, inputeve bujqësore si farërat, plehrat artificiale, pesticidet  dhe materiali fidanor, kontrollojnë dokumentacionin  përcjellës te tyre si Çertifikatat fitosanitare, Çertifikatat e kualitetit , Deklaracionet e tyre etj, në pajtim me Ligjet e aplikueshme në Kosovë si dhe rregulloret e BE-së.

Me anë të kontrolleve fitosanitare në kufi mund të identifikohen dëmtues dhe sëmundje të ndryshme karantine dhe në raste të tilla pamundësohet futja dhe përhapja e tyre në territorin e Kosovës, sepse dërgesave të infektuara u ndalohet importi. Në raste të dyshimta Inspektorët shpeshherë janë të obliguar të marrin mostra për analiza laboratorike dhe varësisht nga rezultatet e analizave ata në bashkëpunim me Inspektoret fitosanitar të brendshëm ndërmarrin masat e asgjësimit të produkteve të infektuara.

Procedurat e inspektimeve fitosanitare kufitare

Bimët, produktet bimore, inputet bujqësore dhe ushqimi me prejardhje bimore nuk mundet të importohen pa i’u nënshtruar kontrollës fitosanitare në pikat kufitare. Me të arritur të dërgesave në pikat kufitare importuesit e këtyre produkteve marrin aplikacionet e inspektimeve pranë zyrave fitosanitare kufitare dhe pasi i plotësojnë ato aplikacione prapë i kthejnë në zyrë të inspektori fitosanitar, i cili pas kontrollit të dokumentacionit del në inspektim të mallit që do të importohet. Nëse malli që importohet është i pajisur me dokumentacion të rregullt për cilësi dhe nuk paraqet rrezik fitosanitar atëherë lejon importin. Në të kundërtën kur  vërehen ndonjë dëmtues apo sëmundje e bimëve karantinë  si dhe në raste ku cilësia e produkteve është e dyshimtë,  merr vendim për ndalim te importit dhe i kthen dërgesat. Në  shumë raste të dyshimta kur inspektori nuk mund te vërtetoi prezencen e ndonje organizmi të dëmshëm karantin , ose ka dyshime në cilësinë e produkteve që importohen  ai merr mostra dhe i dërgon ne laborator për analiza. Në raste të tilla dërgesat bllombohen dhe mbahen në terminale doganore ose edhe  lejohet importi deri në depon e importuesit por ndalohet shitja ose përdorimi deri në marrjen e Raportit për rezultatin e analizave laboratorike dhe lënda kalon nën mbikqyerje të rrepte të Inspektorit fitosanitar të brendshëm. Nëse rezultatet laboratorike tregojnë se produktet e analizuara nuk paraqesin rrezik fitosanitar ose i përgjigjen kushteve të cilësisë së mirë atëherë Inspektori fitosanitar i brendshëm e heq masën e ndalimit dhe lejon që produkti të shitet ose të përdoret, në të kundërtën kur analizat laboratorike tregojnë se produktet janë të infektuara me ndonjë dëmtues, sëmundje bimore karantine ose nuk i përgjigjen kushteve të cilësisë së mirë, Inspektori merr vendim për asgjësim të këtyre produkteve.

Për çdo dërgesë që importohet dhe inspektohet, Inspektori fitosanitar mbanë shënime të rregullta në Librin e  protokollit dhe në programin kompjuterik. Ku përfshihen emri dhe adresa e importuesit dhe eksportuesit, të dhëna të mjetit transportues, lloji dhe sasia e produkteve, dokumentacioni përcjellës, evidentohen mostrat e marrura për analiza, pagesa për shërbimet e  kontrollit fitosanitar si dhe inicialet e inspektorit që e ka realizuar inspektimin. I gjithë dokumentacioni për produktet e importuara dhe që i janë nënshtruar kontrolles fitosanitare ne kufi kompletohet ne dosje , fajllohet dhe ruhet në Arkivin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Për punën e realizuar, vështirësitë  problemet e hasura,  Inspektoret fitosanitar raportojnë të Shefi i sektorit fitosanitar kufitar nëpërmjet raporteve të rregullta javore dhe  mujore. Varësisht nga problemet e paraqitura në raportet e Inspektoreve  atëherë ndërmerren masa adekuate për zgjidhjen e tyre. 


Vendim Ref. AUV 700/2012
Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h