FAO

FAO Project - OSRO / GLO / 604 / UK B 01 - OSRO GLO 702 CAN

"Ndihma në zbulimin e hershëm dhe parandalimin e gripit te shpezëve për Evropën Lindore dhe Kaukaz"

Që nga viti 2003  gripi i shpendëve , shkaktuar nga virusi patogjen H5N1 ka prekur tufat e shpendëve në shumë vende të botës dhe si pasoj miliona pula kanë ngordhur nga sëmundja ose janë eliminuar për të ndaluar përhapjen e virusit.

Gjithashtu vlen të theksohet që janë shënuar edhe qindra raste ku janë prekur edhe njerëzit nga kjo sëmundje, disa edhe me fatalitet. Si rrjedhojë, shuma e humbjeve ekonomike në miliarda dollarë me implikime të rënda në jetesën e njerëzve të varfër. Përveç kësaj, viruset e gripit kanë aftësinë për të ndryshuar dhe mund të vazhdojë të përhapet me lehtësi nga një person në një tjetër ndërsa qarkullimi i virusit në kafshë e rritë këtë  rrezik. Gripit i shpendëve (HPAI), ka ngritur shqetësime serioze shëndetësore në mbarë
botën dhe urgjentisht bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë përgatitjet për shpërthime tjera të mundshme të kësaj epidemie.

Në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, FAO si Agjencion i Kombeve të Bashkuara është angazhuar në  koordinimin ndërkombëtar për të minimizuar kërcënimin global dhe rrezikun e HPAI tek shpendët dhe njerëzit, përmes kontrollit progresiv dhe çrrënjosjen e HPAI, veçanërisht që shkaktohet nga virusi H5N1. FAO aktivisht siguron mbështetje për përpjekjet e kontrollit të sëmundjes në vendet e infektuara dhe ndihmon vendet e pa infektuara për të përgatitur një përgjigje të shpejtë dhe efektive, me qëllim parandalimin e rasteve  të reja.

Në këtë kuadër, Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) së bashku me shërbimet e tjera veterinare nga rajoni merr pjesë në rrjetin rajonal për FAO” Avian influenza “ në Evropën Lindore dhe Kaukaz, bashkë-financuar nga Qeveritë e Kanadasë dhe Mbretërisë së  Bashkuar. Objektivi kryesor i këtij rrjeti rajonal, është të forcojë ndërtimin e kapaciteteve përmes aktiviteteve rajonale në vrojtimin (mbikëqyrjen) e sëmundjeve të kafshëve, shërbimet në laboratorët referentë, reagim të shpejtë, koordinim, procedurat për paralajmërim të hershëm dhe / ndikim të vlerësimit të rrezikut duke përfshirë edhe shpezët (kafshët) të egra dhe aspektet socio-ekonomike.

Në nivel rajonal, përmes projektit të FAO-s stafi i AUV ka marrë pjesë në punëtoritë të mbajtura në:


Përveç kësaj, me përkrahje të FAO-s stafi (3 veta) të Laboratorit Veterinar të Kosovës ori pjesë në një seminar për diagnozë laboratorike të HPAI mbajtur në Zagreb (Kroaci) në Janar 2008.

Në nivel vendor projekti i FAO-s ka organizuar disa seminare (punëtori) së bashku me AUV-në:

Seminari "Mbledhjen e mostrave nga shpendët e shëndoshë, të sëmurë dhe të ngordhur - paketimi dhe dërgimi i tyre në laborator" nga datat 12 – 16 Maj 2008 në Prishtinë.

Gjithsej kanë qenë 44 pjesëmarrës dhe atë: veterinar lokal (përfaqësues të Ambulancave veterinare nga e gjithë Kosova) , stafi i AUV-së , epidemiologët të projektit të BB-së, njëherit për secilin pjesëmarrës iu është dorëzua nga një frigoriferë mobil .

Seminari “GPS /GIS mbi metodat e aplikuara në epidemiologji veterinare” organizuar nga datat 12-14 Maj 2009 ne Prishtine. Gjithsej kanë qenë 15 pjesëmarrës dhe atë: Inspektorët rajonal veterinar, epidemiologët të  projektit të BB-se dhe stafi i  GIS nga Ministria e Bujqësisë. Me këtë rast janë dorëzuar si donacion i projektit të FAO-s 12 pajisje GPS për  AUV – sektorit të shëndetit të kafshëve.

Seminari “Gripi i shpendëve dhe Shpendët e egra në Kosovë: Epidemiologjia, mbikëqyrja dhe përgjigja në raste të shpërthimit të sëmundjes” nga data 9-11 Nëntor 2009.

Gjithsej kanë qenë18 pjesëmarrës dhe atë: stafi i AUV-së , FGJK (Federata e Gjuetarëve të Kosovës); APK (Agjencioni Pyjor i Kosovës); AMMK (Agjensioni i Kosovës për Mbrojtjen e Ambientit; KFOR-it (kontingjenti i ushtrisë Amerikane)

Përmes këtij projekti AUV është përkrahur (mbështetur) me pajisje laboratorike dhe furnizime (kabinetit të sigurisë biologjike, mikser, autoklave, antigjene dhe kutitë e transportit).

FAO ka mbështetur ,gjithashtu është angazhuar në aktivitetet e monitorimit të shpendëve të egra në gjashtë lokalitete: Blinajë, Radoniq, Breznë, Batllavë, Vasilevë dhe Vërmicë.

Së fundi si aktivitet ishte donacioni i FAO 500 kit-ve(komplete të punës) të PPM për AUV (Sektorin e Shëndetit të Kafshëve).

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h