Testimi i grupit kontingjent të reagimit në raste të shpërthimit të sëmundjes ‘’Mortaja Afrikane e Derrave në Kosovë”

Me datë 26 dhe 27 Shkurt 2020,  nën organizimin e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë AUV dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim – FAO, është mbajtur punëtoria lidhur me reagimin në shpërthimin e sëmundjeve të kafshëve me theks të veçantë sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrave. Në rast të paraqitjes së sëmundjes apo shpërthimit në Kosovë duke u bazuar në planin kontingjent të hartuar nga ana e Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve për kontrollin e kësaj sëmundje tek derrat e egër dhe derrat e butë, u testuan kapacitete për reagim, njohuritë teorike dhe veprimi praktik ne teren .

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së kafshëve – AUV si bashkë organizatore e kësaj punëtorie falënderoj dy ekspertët të FAO – së z. Mark Hovari dhe z. Marius Masiulis të cilët me përvojën e tyre të gjatë kanë dhënë kontribut të madh në përgatitjen e stafit të AUV-së për të menaxhuar me sëmundjen Mortaja Afrikane e Derrave.  Në ditën e parë të punëtorisë është bërë vizita e fermës së derrave në Komunën e Vitisë. Aty u simulua një rast i shpërthimit të Mortajës Afrikane të Derrave. Nën udhëheqje të ekspertëve dhe drejtuesve të DSHMK-së, Inspektorët Veterinarë bashkë me  veterinarët privat të cilët punojnë në terren në kryerjen e shërbimeve veterinare. Demonstruan në praktik veprimet sipas procedurës për veprim në rast të dyshimit. Në dignostifikim të shpejt dhe parandalimin dhe çrrënjosjen të kësaj sëmundje në rast të shpërthimit në Kosovë. Vlerësimi i ekipës se reagimit ishte i mirë. 

Në ditën e dytë të punëtorisë është vazhduar puna në grupet punues ku janë prezantuar njohuritë dhe përvojat e ekspertëve të FAO-së lidhur me risit shkencore në luftimin e sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrave, ku prezent ishin edhe zyrtar nga Ministria e Bujqësisë dhe Federata e Gjuetarëve të Kosovës. Duke pasur parasysh që sëmundja Mortaja Afrikane e Derrave është përhapur në disa vende të Evropës duke përfshirë edhe një shtet fqinje siç është Serbia, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është e  përgatitur me kapacitete njerëzore profesionale për hulumtim ne teren. Janë zhvilluar metodat testuese laboratorike për të menaxhuar situatën në rast të paraqitjes se sëmundjes në vendin ton.

Tani për tani duke u nisur nga situata epizotike e krijuar në vendet e prekura nga kjo sëmundje, AUV ka bërë ndalesën e importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë nga derrat e egër dhe të butë.

Për informacione të mëtutjeshme lidhur me sëmundjen Mortaja Afrikane e derrave, të poshtë shënuar gjeni Manualin e përgatitur nga FAO :

http://www.fao.org/3/I7228SQ/i7228sq.pdf

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h