Shënohet Dita Botërore e Akreditimit

Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë u organizua një tryezë për nder ditës  se Akreditimit në të cilën mori pjesë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi, Drejtori Ekzekutivi AUV-së Dr. Valdet Gjinovci si dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Akreditimit, Gentiana Islamaj. Të gjithë njëzëri u shprehen për rëndësinë qe ka siguria e ushqimit dhe zhvillimin  e kapaciteteve laboratorike për të mundësuar  testimin e sa me shume llojeve të ushqimit në gamë të gjerë parametrash. Të cilat nga viti në vite po shënojnë rritje.   

Ministri  i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, z, Krasniqi u shpreh se në kuadër të politikave zhvillimore ekonomike, me theks të veçantë mbrojtjen e konsumatorëve, do të angazhohem për zhvillimin e mëtutjeshëm të infrastrukturës së cilësisë, përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të Institucioneve relevante. Kompletimi i legjislacionit dhe harmonizimi me legjislacionin e BE-së, duke përforcuar mekanizmat implementues, do të jetë njëra nder objektivat e kabinetit tim”,

Ndërsa Drejtori Ekzekutivi  AUVK-së, Valdet Gjinovci tha se kanë një bashkëpunim ndërinstitucional me Drejtorinë e Akreditimit, me të cilin vazhdimisht kanë mbështetur dhe ndihmuar Agjencinë e Ushqimit.  “Por edhe mbi të gjitha edhe neve si institucion, si autoritet kompetent për sigurinë e ushqimit në nivel vendi, kemi qenë në ballë të detyrës, përkundër sfidave që i kemi pasur. Ne kemi arritur realizimin e qëllimeve të parapara që të ofrohen produkte të sigurta për qytetarët dhe gjithmonë si prioritet mbrojtjen e shëndetit publik në tërë territorin e Kosovës. Me ministrin z. Krasniqi kemi edhe një bashkëpunim edhe në të kaluarën dhe AUVK është mbështetur gjithmonë. Ne me Drejtorinë e Akreditimit jemi në kontakt të vazhdueshëm për çdo kohë, gjithmonë në plotësimin e standardeve të cilat kërkohet”, tha Gjinovci.

Edhe Drejtoresha e Drejtorisë së Akreditimit, Gentiana Islamaj tha se edhe në këtë kohë të pandemisë, kur edhe zinxhirët e furnizimit në industrinë e ushqimit janë nën presion, Akreditimi ka ndihmuar që të ruhet integriteti dhe qëndrueshmëria e laboratorëve testues të ushqimit, duke u dhënë kështu besim blerësve në mënyrën se si prodhohet dhe shpërndahet ushqimi. 

Ndryshe, Dita Botërore e Akreditimit është një iniciativë globale e cila ka për qëllim promovimin e vlerës së akreditimit.  Këtë vit, tema e përzgjedhur për të shënuar Ditën Botërore të Akreditimit është “Akreditimi: Përmirësim i Sigurisë Ushqimore”, andaj është vendosur që kjo ditë të shënohet së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Laboratorët e se cilës janë të akredituar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës që nga viti 2014 dhe të ri-akredituara në vitin 2018.
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h