Seminari i parë për Rregulloret e Reja të Sigurisë së Ushqimit në Kosovë ishte një sukses

Më shumë se 50 pjesëmarrës morën pjesë në konferencën e organizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë së Kosovës (AUV) me 08 Korrik 2010 në Prishtinë, për praktikat më të mira ushqimore dhe për implementimin e ligjit të ushqimit.

Synimi i seminarit ishte që të informohen pjesëmarrësit – zyrtarët dhe ndërmarrësit dhe gjithashtu publiku i gjerë dhe shtypi për domosdoshmërinë e Sigurisë Ushqimore në Kosovë. Në bazë të paketës higjienike të BE-së e cila së voni është implementuar në Kosovë, operatorët ushqimorë janë përgjegjës për krijimin e menaxhimit të sigurisë ushqimore në kompanitë e tyre. Zyrtarët janë përgjegjës për organizimin e sistemit të sigurisë ushqimore. Pas seminarit të parë të suksesshëm u pajtua që seminare me tema të tilla duhet të vazhdojnë të mbahen.

Në seminar u prezantua rregulli i kontrollues dhe siguria ushqimore në BE “Nga Shtalla në Tryezë” i shkëputur nga Rregullorja (EC) Nr. 178/2002 dhe Rregullorja (EC) Nr. 882/2004. Në prezantimin “Menaxhimi i Krizave dhe Rrezikut – Praktikat më të Mira për Operatorët Ushqimor” u shpjeguan faktet gjatë incidenteve në sektorin ushqimor, sfidat për menaxhimin e rrezikut dhe kriteret e menaxhimit të krizave për operatorët e biznesit ushqimor (OBU). Në përfundim për pjesëmarrësit u prezantua Ligji i Ushqimit në Kosovë.

Temat me interes për OBU-të ishin se kush është përgjegjës në Gjermani në rast të p.sh. helmimit me ushqim, apo në rast se ushqimi përmban objekte të huaja dhe çka ndodhë me operatorin e biznesit ushqimor. Gjithashtu u diskutua edhe për datën e skadimit të artikujve ushqimor. OBU shfaqën kritikat e tyre për rregulloren e mënjanimit të produkteve në datën e skadimit të tyre dhe pyetën ekspertët e huaj nëse ka mundësi të shtyrjes së datës së skadimit të produkteve në Gjermani apo në Lituani. Ekspertët bënë të qartë se veçanërisht për mishin e freskët nuk ka asnjë mundësi të shtyrjes së datës së skadimit dhe në përgjithësi datat e skadimit duhet të respektohen.

Në seminar u pa se OBU-të në Kosovë kanë ende shumë pyetje lidhur me implementimin e rregullores së re ushqimore në bizneset e tyre. Prandaj rekomandimi është që të vazhdohet me seminar tjerë lidhur me këtë çështje.

Në Kosovë fillon parandalimi i sëmundjës së tërbimit. Vaksinat kundër tërbimit për kafshë të egra do të  shpërndahen në të gjithë territorin e Kosovës nga 27 Maj 2010 deri më 29 Maj 2010. Qëllimi është për të parandaluar, kontrolluar  dhe zhdukur tërbimin dhe për të përmirësuar shëndetin publik dhe atë të kafshëve. Shpërndarja e vaksinave do të bëhet me anë të aeroplanave special, në zona të hapura, në mes të vendbanimeve. Vaksinat janë të vendosura në karrem të posaçëm.

Ju lutem gjeni materialin e Informimit Publik kushtuar kësaj kampanje.

Informata shtesë të shoqëruar me fotografi mund ti gjeni këtu

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h