Seminari, ‘’Format e raportimit të therjeve’’

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me projektin e Bankës Botërore (IFC), me datë 08.12.2011 organizuan seminarin, ‘’Format e raportimit të therjeve’’ . Në këtë seminar qe morën pjesë inspektoret veterinar qendror dhe ata lokal, te cilët u njoftuan për mënyrën e plotësimit të formularit i cili duhet të dërgohet në bazën e të dhënave të sektorit të Identifikimit dhe Regjistrimit (I&R) të kafshëve. Shefi i këtij sektorit DMV. Sadik Heta kërkojë nga inspektoret qe të bëjnë raportime më te rregullta te therrjeve, të ndalohen therjet ilegale që bëhen ne vende jo adekuate, ku nuk plotësohen kushtet që kërkohen për therje të sigurt. U dhanë vërejtjeje edhe për grumbullimin e numrave te matrikullit të cilët nuk po dorëzohen më kohë. Gjithashtu u njoftuan inspektorët që thertoret e licencuara janë regjistruar ne bazën e te dhënave me një kod unik dhe këtyre thertoreve u janë marrë koordinatat gjeografike.

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h