Rregullimi dhe funksionalizimi i tregjeve të kafshëve në Kosovë

Duke u thirrur në ligjin e Ushqimit dhe ligjin e Veterinarisë, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë Dr. Valdet Gjinovci, përmes një shkrese zyrtare, u ka bërë thirrje të gjithë Kryetarëve të Komunave në nivel vendi qe të ndërmerren të gjitha veprimet ne kuadër të kompetencave të nivelit lokal për të rregulluar çështjen e tregjeve të kafshëve. Në afatet sa me të shkurtra kohore te gjeni format apo modalitetet dhe te investoni në lokacionet të cilat ju i përcaktoni të funksionojnë si tregje. Po sa të kryhen investimet ne plotësim të kushteve bazuar në ligjet ne fuqi, ne si autoritet kompetent menjëherë do të dërgojmë komisionet tona vlerësuese për licencimin e tyre.

Ne si shtet jemi duke dhënë një imazh jo të mirë karshi vendeve të zhvilluara duke mos funksionalizuar tregjet e kafshëve. Forma në të cilën janë duke funksionuar tani, në të gjithë territorin e Kosovës nuk është e mire, dhe ku kemi vetëm një treg i cili i plotëson ku shtet minimale për pune. Tash e një kohe të gjatë e kemi ngritur ketë çështje dhe jemi ne pritje qe ju si komuna bashkë me grupet tuaja të interesit të gjeni formën për investime. Ne ju kemi dërguar ligjet dhe rregulloret ne të cilat janë te parapara kushtet të cilat duhet të plotësohen për të funksionuar një treg. Si autoritet kompetent e kemi të  pa mundur qe të kryejmë mandatin tonë ne ruajtje të shëndetit të kafshëve dhe shëndetit të përgjithshëm publik pa funksionalizim të tregjeve. Nisur nga fryma e bashkëpunimit qe kemi në vazhdimësi ju lutemi qe sa më shpejt të investoni dhe ne do të jemi krah jush me mbështetje profesionale, qe sa me shpejt edhe ne si vend të posedojmë tregje të kafshëve sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare, gjë e cila gjithmonë përkthehet ne ngritje të nivelit të sigurisë për shëndetin e përgjithshëm publik. 
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h