Qentë endacak po trajtohen në të gjithë Kosovën

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes projektit  “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak”,  të financuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës është duke punuar me intensitet të shtuar në kapjen dhe trajtimin qeneve endacak. Deri me tani janë trajtuar 5750 qen në gjithë Kosovën. Puna është duke vazhduar ne teren, të gjitha praktikat veterinare të kontraktuara po rrisin numrin e kafshëve të trajtuara. Qytetaret, asociacionet dhe mekanizmat tjera janë duke e mirëpritur ketë aktivitet, po bashkëpunojnë ne forma të ndryshme gjatë gjithë kohës.

Ka filluara monitorimi i punëve ne teren nga ana e inspektorëve, në të njëjtën kohë edhe vetë Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së Dr. Valdet Gjinovci, gjatë javës ka vizituar të gjitha qendrat e trajtimit të qenve endacak në të gjitha regjionet dhe qytetet për të parë nga afër punët qe po kryhen. Ai duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm ketë projekt, për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e përgjithshëm publik, vlerësoj se si angazhim shtesë si autoritet që kemi marrë, është duke u bërë një punë e mirë qe ne fund të projektit si vend do të kemi një imazh me të mirë. Ai tutje vlerësoi se është një problematikë e rritur nder vite, e cila ka qen sfidë dhe ka kërkuar intervenim emergjent. Qeveria vendosi qe ne si autoritet ta implementojmë ketë projekt, ne jemi dukë bërë me të mirën nga vetja që të arrijmë rezultatet me të mira.

Dr. Gjinovci në vizitat praktikave të kontraktuara, u shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në sfidat dhe problemet qe ata hasin në teren, i përgëzoj për kushtet e mira qe kanë siguruar për kafshët e pambrojtura, për trajtimin human qe u ofrojnë me një profesionalizëm në të gjitha fazat e trajtimit nga kapja deri tek lëshimi në vendin e zënies. Njëkohësisht ai u përkujtoj se në të gjitha rastet kur punët nuk do të kryhen sipas kontratës dhe akteve ligjore për trajtim human të kafshëve, do të merren masat ligjore. Ky është një mision i përbashkët për të cilin vendi ka nevojë që të kryhet si duhet. Do të japim mesazh, si shoqëri se dimë ti trajtojmë kafshët, sipas vlerave me të larta shoqërore edhe  ato të cilat janë pa mbrojtje.

Buxheti i ndarë nga Qeveria e Republikës se Kosovës per projektin menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak është 1.3 milion euro.  Janë të parapara si fazë emergjente per vitin 2018. Projekti ka filluar të Maj dhe do të vazhdoj deri ne fund të vitit 2018. Tani për tani këto mjete do të përdoren vetëm për tejkalim të situatës. Të gjitha subjektet e kontraktuara janë profesionale në fushën e veterinarisë. Të gjitha shërbimet do të kryhen bazuar ne ligjet për trajtim të kafshëve.

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h