Përfaqësuesi i Komisionit Evropian z. Aubin, vizitoi AUV-në

Pas takimit të dytë, të nën-komitetit për Bujqësi dhe Peshkatari, të mbajtur me 17.05.2018, kishim rastin ta ftojmë për vizitë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë z. Vincent Aubin, Udhëheqës në Drejtorinë e Përgjithshme për Shëndet dhe Siguri të Ushqimit pranë Komisionit Evropian (DG- SANTE). Ai sot  vizitoi autoritetin për tu njohur nga afër lidhur me aktivitetet e deritanishme dhe për tu njohur me planet për të ardhmen. U shkëmben shumë informata nga të cilat do të vazhdohen hapat tjerë për avancim të AUV-së drejt aspiratave integruese në BE.

Fillimisht Kryeshefi  i AUV-së z. Gjinovci, i urojë mirëseardhje dhe i shprehu falënderimin për pranimin e ftesës. Ai tutje e njoftoi me aktivitetet e Drejtorive dhe Sektorëve të Agjencisë, në veçanti punën dhe aktivitetet e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë. zhvillimet e kohëve të fundit qe ka pasur ky mekanizëm analitik, në rritje të kapaciteteve me pajisje dhe trajnime të stafit.  Pjesë e diskutimit të këtij  takimit ishin aktivitetet e prezantuara në takimin e djeshëm të nën-komitetit për Bujqësi dhe Peshkatari, kapacitetet e Agjencisë, stafin, infrastrukturën, kornizën ligjore, dhe në veçanti u diskutuan mundësitë dhe procedurat për eksportin e produkteve ushqimore me origjinë shtazore  drejt shteteve anëtare të BE-së.

Z. Aubin, në fjalën e tije premtoi se do ta kemi përkrahjen e tije dhe  institucionit të cilin ai e udhëheq, për të gjitha nevojat të cilat Agjencia i paraqet, për ti përmbushur obligimet dhe detyrimet për anëtarësim në institucionet relevante të BE-së. AUV falë menaxhimit të duhur është duke gëzuar mbështetjen e vazhdueshme nga Komisioni Evropian në fushën e sigurisë ushqimore, në veçanti ndihmën e ofruar për tejkalimin dhe menaxhimin e sëmundjes Gungore të Lëkurës tek gjedhi.
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h