Njoftim për media

Njoftohen të gjithë fermerët e vendit, se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik, sot fillon vaksinimi masiv i gjedheve kundër Sëmundjes Gungore e Lëkurës (SGL) – Lumpy Skin Disease (LSD).

Sëmundja Gungore e Lëkurës (SGL) e njohur si Lumpy Skin Diseases (LSD) është sëmundje e një rëndësie të lartë socio-ekonomike. Duke qenë se jemi të ekspozuar ndaj rrezikut të paraqitjes së kësaj sëmundje në vendin tonë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ju bën thirrje të gjithë fermerëve që të bashkëpunojnë në realizimin e vaksinimit masiv të gjedheve dhe për çdo paqartësi të konsultohen me veterinerët e autorizuar gjatë kryerjes së vaksinimit.

Fushata do të përfshinë gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë tri (3) javë.

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h