Ngritja e njohurive për Kontrollin e Sigurisë së Ushqimit në Kosovë

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është mbajtur trajnimi intensiv për 13 inspektorë sanitarë dhe veterinar organizuar nga JICA. Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe thellimit të njohurive të mëtejshme në kontroll të ushqimeve. Trajnimi është mbajtur nga Prof. Dr. M.I. Yamani, si vazhdimësi të Programit “ Ngritja e Njohurive Teknike dhe Kapaciteti për Kontrollin e Sigurisë së Ushqimit në Kosovë ” i organizuar nga Zyra e JICA-s, në bashkëpunim me Universitetin e Jordanisë dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Trajnimi ka zgjatë nga data 20 deri më 24 Janar 2020, duke trajtuar gjerësisht temat:

•    Inspektimi i hapësirave të punës dhe prodhimtaria primare ne industrinë ushqimore
•    Rishikimi i parimeve të përgjithshme të higjienës se ushqimit (PMH)
•    Përmbledhje e sistemit HACCP-Parimet
•    Implementimi i sistemit HACCP
•    Inspektimi dhe inspektoret e sistemit HACCP
•    Auditimi i sistemit HACCP

Gjatë kohës së këtij trajnimi, janë përgatitur draftet e listave kontrolluese për inspektimin e Higjienës së Ushqimit dhe Sistemit HACCP, si dhe inspektorët janë trajnuar në aplikimin e listave kontrolluese gjatë inspektimeve në teren. Në fund inspektorët e trajnuar dhe trajnuesi u ndanë të kënaqur me shkëmbimet e përvojave . Po ashtu shprehën vullnetin që të vazhdojnë me bashkëpunimet e këtij lloji ne të ardhmen. Të gjitha avancimet e stafit profesional të AUV-së kontribuojnë ne rritje të sigurisë se produkteve për konsumatoret.
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h