Nënshkruhet memorandum për sektorin e qumështit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqata e Përpunuesve të Qumështit të Kosovës, organizata Solidar Suisse dhe Programi për Ndërmarrje Private i USAID-it në Kosovë (KPEP), kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për implementimin e projektit.

"Transparenca dhe neutraliteti në marrjen e mostrave, kontrollin e cilësisë dhe pagesën e qumështit të papërpunuar në Kosovë

Është qenësore për zhvillimin e sektorit të përpunimit të qumështit që Kosova ta prezantojë një sistem publik transparent dhe neutral laboratorik, i cili do te jetë i pranuar nga te dyja palët, prodhuesit dhe përpunuesit , por edhe nga konsumatoret të cilët kanë një interesim te madhe për cilësinë e larte të qumështit ku Qeveria e Kosovës përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti me i lart i ushqimit benë garantimin e sigurisë së ushqimit.

AUV operon me laboratorin shtetëror të qumështit, ku do te marr mostrat nga fermerët ne terë territorin e Republikës se Kosovës.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nënshkruan Dr. Valdet Gjinovci, Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së dhe Dmv. Xhemajl Dervishi Drejtor i Laboratorit te Ushqimit dhe Veterinarisë.

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h