Naser Krasniqi vizitoj AKU-në dhe Ministrinë e Bujqësisë se Shqipërisë, për të krijuar lehtësira në kontroll kufitar mes dy vendeve

Zv. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë z. Naser Krasniqi bashkë me Oden e Afarizmit të Kosovës me disa përfaqësues biznesesh.  Me datë 28.01.2021 qëndroi për vizitë ne Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit të Republikës se Shqipërisë, në mbështetje të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, z. Nait Hasani.  Diskutuan për lehtësimin e  procedurave në kontrollin kufitar, veterinar dhe fitosanitar. Me qellim të lehtësimit të tregtimit të produkteve për zhvillimin e bujqësisë në të dy vendet. Nga  AKU morën pjesë: Z. Arapi, Drejtor i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar, Z. Kullolli  Drejtor i Komunikimit te Riskut dhe Monitorimit, Z. Qeli Drejtor i Vlerësimit të Riskut me përfaqësues nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)

Krasniqi shprehu gatishmërinë qe në vazhdimësi do të angazhohet qe nga pala kosovare nuk do të ketë barriera për qarkullim të mallrave sa i përket kontrollit shëndetësore në produkte ushqimore bimë dhe kafshë. Të njëjtën gjë kërkoj të behet edhe nga autoritete Shqiptare. Qe prodhuesit  Kosovarë mos të ngarkohen me kërkesa për raporte të analizave, për secilën maune apo lot prodhimi të produkteve. Kontrolli të zhvillohet mbi bazën e besimit të ndërsjellë dhe vlerësimin e rrezikut. Të shkëmbehen informata për secilin dyshim, për të ngritur sigurinë e produkteve për konsumatorët e të dyja vendeve pa dallim. Kontrolli kufitar të bazohet në certifikatat shëndetësore qe lëshohet nga të dyja palët.

AKU shpreh angazhim të plotë për të lehtësuar barrierat për operatorët e biznesit ushqimor të Kosovës, në respektim të kuadrit ligjor të përcaktuar si një Autoritet ligj zbatues. Po ashtu nga Zëvendës Ministrja e Bujqësisë u dhanë premtimet për zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura deri tani. Njëkohësisht do të jetë me rigoroze në mbikëqyrje të implementimit ne teren. Për të plotësuar kërkesat qe vijnë nga bizneset me qellim qe të forcohet bujqësia në të dy vendet. Në treg të zen vend, sa me shumë prodhimet vendore Shqiptare-Kosovare. Ky takim ishte ne vazhdën e takimeve të me hershme për të lehtësuar tregtimin e produkteve ushqimore mes dy vendeve.  .
    
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h