Monitorimi i materialit fidanor

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë filloi monitorimin e materialit fidanor, si fazë e parë e kontrollit fitosanitar për të garantuar mbishmëri dhe bimë të sigurta. Ne kuadër te projektit te binjakëzimit  “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të  prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë ”,  ka është hartuar baza ligjore, Procedurat Standarde të Operimit PSO dhe Listave e kontrollit përmes të cilave synohet ngritja e kapaciteteve normative dhe procedurale të monitorimit te prodhuesve, tregtuesve dhe importuesve të materialit fidanor te pemëve, perimeve , bimëve dekorative. Gjitha këto dokumente janë ne harmoni me standardet ndërkombëtare fitosanitare të aplikuara ne shtetet antare te BE.

Ne kuadër te misionit te eksperteve te projektit te binjakëzimit , nen udhëheqjen e eksperteve Gunita Skupele dhe Anita Pence nga Departamenti i Karantinës Bimore të Shërbimit Shtetëror të Mbrojtjes se Bimëve të Letonisë, me përfshirjen e Zyrtareve te MBPZHR dhe Inspektoreve Fitosanitar të AUV-së . Fillimi i monitorimit praktik është bërë ne Suharekë, ku janë monitoruar fidanishtet e materialit fidanor të pemëve dhe perimeve në një zonë të caktuar. Në kontroll janë aplikuar kriteret që burojnë nga aktet ligjore ku janë shfrytëzuar listat e kontrollit të hartuar nga ekspertet dhe se si duhet zbatuar në praktikë nga Inspektoret Fitosanitar nëse janë zbatuar detyrat dhe përgjegjësit e prodhuesve te materialit fidanor ne çështjet qe kane te bëjnë me mbajtjen e shënimeve rreth llojit dhe sasisë se materialit fidanor të prodhuar, materialit fidanor te tregtuar dhe masave sa i përket menaxhimit te integruar te dëmtuesve.

Ekspertet kane konstatuar se ne ketë fushe ka pasur arritje të theksuara të standardeve sa i përket situatës se gjertanishme dhe  se baza ligjore e hartuar nga projekti do te jetë një mundësi e mire drejt avancimit dhe ngritjes se standardeve qe kane te bëjnë me prodhuesit, importuesit dhe tregtuesit e materialit fidanor në vendin tonë.

  
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h