Menaxhimi i Integruar i Dëmtuesve të Bimëve

Nga data 04.08 deri me 08.08.2017 ne Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është mbajtur  Misioni i Ekspertit i organizuar nga TAIEXI ne bashkëpunim me  AUV-in me temën “Menaxhimi i Integruar i Dëmtuesve. Ne ketë mision pjesëmarrës kane qene Inspektoret Fitosanitar si dhe përfaqësuesit e MBPZHR.  Qëllimi i Misionit të Ekspertit është dhënia e rekomandimeve sa i përket përgatitjes se udhëzimeve për Inspektoret Fitosanitar për Menaxhimin e Integruar te dëmtuesve ne përputhshmëri me praktikat e mira të BE-së  të cilat praktikohen ne baze te Direktivës 128/29.

Misioni është drejtuar nga eksperti Italian Riccardo Bugiani nga Shërbimi Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve, nga Regjioni Emilia Romagna, Itali. Ka zgjatur pese dit,  ku ne kuadër te këtyre janë zhvilluar edhe vizita fushore tek subjektet qe merren me kultivimin e bimëve, ne ketë raste një vizitë fushore është ber tek një prodhues i patates , si dhe vizita tjetër janë realizuar ne kompleksin e pemishteve ne fshatin Llugagji, Lipjan.

Gjatë  gjithë këtyre ditëve pjesëmarrësit kane pasur rastin te përfitojnë nga prezantimet e ekspertit sa i përket përdorimit të teknologjive të sigurta dhe efektive për mbrojtjen e bimëve nga organizmat e dëmshëm duke aplikuar  parimet e Menaxhimit te Integruar te Dëmtuesve Zhvillimin dhe aplikimin e strategjive te reja të Menaxhimit të Integruar të Dëmtuesve  si dhe  Përgatitjen e udhëzuesve për Menaxhimin e Integruar te Dëmtuesve për bimët e ndryshme.

Ky trajnim ka qene i  një rëndësie te veçante sepse ka ofruar informacione te dobishme rreth praktikave te mira te BE si dhe ne veçanti te shtetit Italian sa i përket aplikimit te Menaxhuar te dëmtuesve si metodë shumë e rëndësishme qa ka ndikim shumë te madh ne sigurinë ushqimore duke favorizuar përdorimin e metodave alternative qe kane si synim kufizimin e përdorimit te metodave kimike ne shërbim te ruajtjes se shëndetit të njerëzve, botes bimore si dhe ambientit  jetësore. Si konkluzion i dal nga ky mision ishte qe sa me pare te hartohet Plani Nacional i Veprimit sa i përket :Importit, tregtimit dhe  përdorimit te Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve me qellim të mbajtjes nen kontroll të tyre si dhe të behet certifikimi i shërbimeve këshillimore qe do te bënin trajnimin e tregtuesve dhe përdoruesve te PMB-ve .
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h