Me date 3.11.2011 është bërë asgjësimi i 3814kg të farave të kulturave bimore.

Inspektorati i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë gjate kontrolleve të depove importuese të farërave të kulturave perimore, bimëve foragjere dhe te kulturave industriale kane ndaluar dhe asgjësuar sasinë prej 3814kg qe shprehur ne vlerë financiar kap shumën prej 350 mije euro.

Sasitë e asgjësuara i përkasin kompanisë SHPK. Semenarna Kosova ne fshatin Livagje K.K Graçanicë. Ky ndalim dhe asgjësim është bërë ne pajtim me kompaninë ne fjalë e cila ka kërkuar qe procesi i asgjësimit të behet nen mbikëqyrjen e inspektoratit te AUV-së. Ky proces është ekzekutuar ne pajtim me standardet dhe legjislacionin ne fuqi është hapur gropa septike në oborrin e depos në fjalë e cila është përshtatur sipas procedurave për asgjësim nga e cila nuk mund të shkaktohet rrezik për ndotje apo shëndet te qytetareve.

Ne ketë aksion janë gjetur edhe produkte për mbrojtjen e bimëve (PMB)siç janë: herbicide, fungicide, insekticide dhe rodenticide. Te gjitha këto kanë qen me afat te skaduar dhe është urdhëruar ambalazhimi i sigurt dhe është urdhëruar të transportohen deri ne depot e IBK-Peja për ruajtje deri ne asgjësimin e tyre apo përdorimin e kontrolluar pasi janë materie të rrezikshme dhe duhet trajtim i veçante.

Ne vendimin e nxjerr nga inspektoret fitosanitar për asgjësimin e kësaj sasie të farërave të kulturave bimore janë evidentuar gjithsejtë 103 lloje te farërave te cilat janë shprehur edhe ne sasi për kg. Futja ne treg e këtyre produkteve do te shkaktonte humbje te mëdha për bujqit pasi qe kjo farë nuk do të jepte rendiment.

Veprimi i kësaj kompanie duhet te jete shembull për te gjithë operatoret e tjerë ekonomik qe të gjitha format e paraqitjes se produkteve me afat të skaduar apo qe janë te dëmshme për fermerët kultivues te këtyre kulturave të bëjnë asgjësimin e tyre ne mënyrë te kontrolluar nga organi kompetent qe është AUV. Ne Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë gjate gjithë kohës përmes inspektoreve tanë fitosanitar sigurojmë qe farërat qe përdoren nga bujqit tanë të jenë të cilësisë se lartë dhe të jenë me afat të përdorimit.

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h