Me datë 25.10.2011 janë asgjësuar koncentrate bimore për prodhimin e lëngjeve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjegjësisht inspektorati fitosanitar me date 25.10.2011 ka bere ndalimin dhe asgjësimin e 18260 kg koncentrate bimore qe kanë qen te destinuara për prodhimin e lëngjeve. Gjate inspektimeve qe i janë bere kompanisë NTP. Laberioni KK Podujevë është vërejtur se lënda e pare për prodhimin e lëngjeve gjatë transportit të fuçive ne te cilat ka qen i vendosur koncentrati nga pakujdesia janë dëmtuara qe si shkak i kësaj është konstatuar se kjo sasi është prishur dhe është jashtë përdorimit . Është urdhëruar qe të behet asgjësimi i kësaj sasie të lendes se par si jo e sigurte për prodhim. Asgjësimi është bere komfor masave te përcaktuara me ligj ku ne prani të inspektoreve është kryer transportimi dhe hedhja ne deponin e mbeturinave ne fshatin Dumnicë KK Podujevë.

Edhe pse ka qen produkt i lendes se pare kemi bere ndalimin e tij ne ketë fazë për te mos proceduar me tutje ne prodhim ku do ti shkaktonte humbje edhe me të mëdha kompanisë prodhuese dhe prapë si produkt i përpunuar nuk do te ishte i cilësisë se sigurt për konsum. Produkti për konsum duhet të ketë tretman konform masave të përcaktuara për transportin e mallrave ku çdo produkt ka specifikat e veta të ruajtjes dhe mënyrës se bartjes. Nëse ne ketë fazë nuk përfillen masat e përcaktuara atëherë vjen deri të dëmtimi apo prishja e produktit i cili nuk lejohet për procedim me tutje apo për konsum.

Me qellim qe te kemi produkte ushqimore sa me te sigurta ne bëjmë kontrollin e produktit neper te gjitha fazat qe kalon deri ne tryezën e qytetareve.

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h