Kosova rrit kapacitetet e prodhimit të peshkut

Istog, 20 shtator 2019 – Sot gjatë ditës u be inaugurimi i fabrikës se  përpunimit te peshkut, ‘’Peshk Istogu’’, investim i Bashkimit Evropian. Karakteristika favorizuese qe posedon Istogu me burimin ujor të cilësisë se lare per prodhim të peshkut të llojit Trofta është duke u shfrytëzuar nga banoret e kësaj ane përmes investimeve nga diaspora. Prodhimi cilësor ka siguruar treg  të mjaftueshëm dhe nevojë për shtim kapacitetesh . Bashkimi Evropian duke parë mundësin për zhvillim në ketë sektor ka ndarë grant per rritjen e kapacitetit prodhues të fermave dhe tani ky biznes prodhon mbi 200 ton peshk.

Dr Valdet Gjinovci, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, u shpreh se është i kënaqur qe një fermer shembull i prodhimit të mirë të peshkut, sot po rrit kapacitete prodhuese. Nga kontrollet të vazhdueshme qe kemi ushtruar përmes trupave inspektuese dhe  komisioni licencues i Fabrikës është vlerësuar se produktet qe dalin nga ky prodhues janë të cilësisë shumë te larte. Produkte te cilat edhe janë mirëpritur nga konsumatori ynë. Nga ky investim është mbyllur zinxhirin i ciklit prodhues duke respektuar te gjitha praktikat e mira te Bashkimit Evropian, lirisht mund te them qe ju si prodhues plotësoni kushtet dhe jeni gati të eksportoni ne vendet e BE-së.

Pronari i biznesit Gjavit Arifaj i cili jeton dhe vepron në Vjen të Austrisë falënderoj Zyrën e BE-se ne Kosove per mbështetjen qe ka dhen për rritje të kapaciteteve prodhuese. Ai shtoi se me gjithë familjen është angazhuar qe përmes bizneset qe operon  jashtë, fitimet ti sjell  dhe  investoj ne vendlindje. ‘’Ne token e bukur ku ne u lindem sot dua ta mbaj rinin dhe ta zhvilloj jetën këtu’’. Gjithçka qe do te prodhojmë do ta synojmë cilësinë me të mirë qe ekziston ne vendet me te zhvilluara. Ky nuk është investimi im i vetëm dhe nuk do te jetë as i fundit. Ter kohen do te punoj qe ta zhvilloj Istogun dhe Kosovën.

Zyra e BE ne Kosove në vazhdimësi po përkrah prodhuesit vendor përmes granteve  sidomos atyre qe po tregohen te suksesshëm ne treg.  Prodhuesi ‘’ Peshk Istogu’’ është fermeri dhe  prodhuesi i peshkut nga faza primare hurdha e peshkut deri tek peshku final per konsum. Duke ndjekur te gjitha praktikat me te mira te kujdesit shëndetësor të peshkut, duke i ushqyer me ushqime te certifikuara dhe prodhuara ne BE, arrinë  cilësinë e mirë ne produkt. Përmbushja e standardeve per siguri ushqimore bazuar ne aktet ligjore plotëson kriteret për tregjet Evropiane
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h