Kosova përfiton në rritje të kontrollit të shëndetit të bimëve nga Projekti i Binjakëzimit, financuar nga BE

“Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të  prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë ”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës në bashkëpunim me Shërbimin Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë, kanë filluar zyrtarisht Projektin e ri të Binjakëzimit i financuar nga Bashkimi Evropian KS 15 IPA AG 01 16 “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të  prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë ”. Projekt ky i cili do të ndihmoj autoritetin e Kosovës ne rritje të nivelit të kontrollit të shëndetit të bimëve, sipas praktikave të mira bazuar ne rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Hapjen e konferencës e bëri Dr. Valdet Gjinovci – Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës cili njëherit është  edhe udhëheqësi i projektit nga shteti përfitues. Duke shprehur falënderimin për mbështetje nga BE dhe nevojën e Kosovës për një projekt të tillë. Ai foli për synimet qe janë paraparë të arrihen gjatë zhvillimit të projektit në koordinim me ekspertët nga vendi anëtar i BE-së me një eksperiencë të madhe siç ka autoriteti i shtetit të Letonisë.

Libor Chlad Zëvendës shef i sektorit për bashkëpunim , Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se ne shumë projekte mbështetëse, me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kemi dhënë rezultate në ngritje të nivelit të kontrollit të produkteve për konsumatorët kosovar. 

Ambasadori i Letonisë për Kosovë, Alberts Sarkanis në mungesë pjesëmarrje dërgoj fjalën përshëndetëse të projektit me të cilën shprehu: se ky projekt në kuadër të instrumentit për ndihmën para-antarsimit IPA për bashkëpunimin institucional është i rëndësisë së madhe jo vetëm për institucionet qeveritare të Kosovës po ashtu edhe për ndërmarrësit Kosovar dhe për njerëzit në përgjithësi. Prodhimi i ushqimit të shëndetshëm dhe natyral është ne interes të të gjithë konsumatorëve. Natyra e mbrojtur dhe produktet e saj janë të rëndësishme për gjithë shoqërinë. Ai shkruajti se në emër të Ministrisë se Punëve të Jashtme të Letonisë e vlerësoj fillimin e këtij projekti dy vjeçar i cili po ashtu do të kontribuoj në bashkëpunimin tonë bilateral mes dy shteteve.   

Vesel Krasniqi, Zëvendës Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat ku preken kompetencat e kësaj ministrie, në të njëjtën kohë tha se si vend do të përfitojmë në nje fushë qe kemi shumë nevojë të zhvillohemi për të ruajtur shëndetin e bimëve si burim i shumë të mirave për njerëz

 Znj. Iveta Ozolina – Drejtoresha e Departamentit të Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë së Republikës së Letonisë, tha se ne para 20 viteve kemi qen në fazën në të cilën gjendeni tani ju. Eksperiencën qe kemi kaluar për 14 vite do ta përcjellim tek ju.

Znj. Kristine Lifanova – Drejtoresha e  Shërbimit Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë dhe udhëheqësja e projektit nga shteti anëtar, tha: Mbrojtja e bimëve, certifikimi dhe kontrolli i farërave, varieteti i bimëve dhe sektori fitosanitar janë fusha të rëndësishme të bujqësisë, realizimi i suksesshëm i tyre do ti ndihmoj fermerët për të kultivuar bimë të cilësisë së lartë të cilat zhvillojnë ekonominë e vendit. Një sistem shtetëror i kontrollit i cili funksionon me sukses siguron qe të mbrohen interesat publike dhe ndihmon vet fermerët në mos shkatërrim të bimëve dhe ruhet ambienti.

Znj. Linda Bucena – Këshilltare Rezidente e Binjakëzimit nga shteti anëtar, dha shpjegimet ne detaje të fushave, në të cilat do të fokusohet projekti, të cilat janë identifikuar dhe vlerësuar si shumë të nevojshme për autoritetin kosovar. Sigurisht nga mirëpritja qe kam hasur këtu besoj se edhe në bashkëpunim pune do të tregohemi efikas në arritje të synimeve të projektit. Unë besoj se në fund të projektit shërbimi fitosanitar i Kosovës do të arrijë qe vetë të punojë sipas rregullave dhe praktikave të reja të kontrollit, duke krijuar një imazh të mirë karshi qytetareve të vendit dhe duke u treguar rezultate të mira në aspiratat e veta për anëtarësim në organizatat e ndryshme botërore sidomos  në fushën e mbrojtjes se bimëve.   

z. Naim Delijaj - Këshilltari Rezident i Binjakëzimit nga shteti përfitues, prezantoi Asistencë teknike ne hartimin e bazës ligjore për fushën fitosanitare me qellim të  harmonizimit me atë të BE-së. Të ndihmojë sektorin fitosanitar të Kosovës në zbatimin e një sistemi efikas të zhvillimit të kontrolleve zyrtare sa i përket organizmave karantinore, produkteve për mbrojtjen e bimëve, farërave dhe materialit fidanor. Formimin e sistemit informative për mbajtjen e regjistrave bimore, ngritjen e vetëdijesimit te publikut sa i përket rëndësisë se shëndetit bimore dhe realizimin e vizitave për inspektoret Fitosanitar ne shtetin e Letonisë.

Ky është projekti i parë i financuar nga Bashkimi Evropian për sektorin fitosanitar në Kosovë. Prandaj do të jetë ndihmues i madh për forcimin e shërbimeve fitosanitare të kontrollit, përmes ofrimit të njohurive për organizimin e sektorit duke e mbështetur me asistencë teknike dhe përgatitje të propozimeve për të fuqizuar kapacitetin implementues dhe operacional të institucioneve (sektori fitosanitar) përgjegjëse për shëndetin e bimëve në Kosovë. Në mënyrë që të sigurohet sistem efektiv i kontrollit të organizmave të dëmshëm të bimëve dhe produkteve bimore, në përputhje me standardet dhe rregullat e mbrojtjes se bimëve të BE-së. Fuqizimi i resurseve (administrative dhe teknike) të sektorit fitosanitar do të arrijë suksesshëm, zbatimin e legjislacionit shtetëror dhe  atij të BE-së në fushën shëndetit të bimëve, produkteve për mbrojtjen e bimëve, sigurinë e ushqimit me prejardhje bimore, farërat, materialin fidanor dhe  të drejtat e varieteteve të bimëve.

Me të drejtë bimët konsiderohen burim i jetës dhe i shëndetit të përgjithshëm, mbrojtja dhe zhvillimi i tyre është i domosdoshëm për të marrë të mirat nga to. Kosova e cila gjeografikisht shtrihet në territorin e kontinentit Evropian e ka për obligim të iu nënshtrohet rregullave me të avancuara të mbrojtjes se bimëve, për të ruajtur bimët e brenda vendit të atyre përreth apo atyre qe synon të eksportojë. Projekti që fillojë do të zgjasë 24 muaj i një bashkëpunimi ne mes dy autoriteteve, të një vendi me një përvojë të madhe në fushën e mbrojtjes se bimëve siç është Letonia e cila njëkohësisht është nder vendet e reja anëtare të BE-së, e cila iu ka nënshtruar vonë rregullave për anëtarësim. I ka njohurit e freskëta të cilat me lehtësi do t’i bartë tek autoriteti kosovar si vend përfitues.       

Buxheti totali projektit është: € 1.2 milion, kohëzgjatja e projektit - 24 muaj.

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h