Kontrolli zyrtare i tregtimit dhe përdorimit të Produkteve Mbrojtëse të Bimëve

Ne kuadër të aktiviteteve  të projektit të binjakëzimit  “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të  prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë ”, ketë jave  është vazhduar me përafrimin e bazës ligjore shtetrore  me atë të Bashkimit Evropian ne fushat qe ndërlidhen me : Menaxhimin e Integruar te Dëmtuesve, kontrollin zyrtar te importit, tregtimit,shpërndarjes dhe përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve Udhëhequr nga Vents Ezers  Drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Bimëve, Inga Aizpura shefe e Divizionit për Mbikëqyrjen e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve si dhe Anitra Lestrande nga Departamenti për Menaxhimin e Integruar te Dëmtuesve nga Shërbimi Shtetëror i Letonisë për Mbrojtjen e Bimëve. Bahkë me grupin e ekspertëve ndërkombëtar punuan inspektorët dhe zyrtaret e autoriteteve vendore AUV, MBPZHR  dhe IBK. Janë vizituar operatoret e biznesit qe merren me tregtimin , shpërndarjen dhe përdorimin e PMB_ve. Për të parë mënyrën praktike të shitjes së tanishme dhe çfarë duhet përmirësuar.

Nga ekspertet e projektit janë demonstruar standardet e avancuara qe aplikohen ne shtetet anëtare të BE-së, në kontroll dhe masave të ndërmarra ne rast te gjetjeve te parregullsive gjatë vendosjes dhe qëndrimit ne treg.  Përdorimit te produkteve për mbrojtjen e bimëve nëse nuk janë ne listën e autorizuar të aprovuar nga MBPZHR si dhe ne rastet kur behet përdorimi i tyre ne kundërshtim me udhëzuesit e deklaruar ne etiketën për aplikim. Në këtë mision janë hartuar listat kontrolluese qe kanë të bëjnë me kontrollin e importit, tregtimit, shpërndarjes dhe përdorimit te PMB-ve si dhe listat e kontrollit për aplikimin e standardeve të MID për kulturat bujqësore qe kultivohen ne Republikën e Kosovës.

Ky aktivitet ka mundësuar qe të avancohen standardet e kërkuara të kontrollit të  zgjidhjes se çështjeve  që  kane të bëjnë me tregtimin, shpërndarjen dhe përdorimin e PMB-ve si dhe zgjerimin e njohurive sa i përket konceptit te MID. Në vazhdimësi sektori Fitosanitar po avancohet drejt ngritjes se  standardeve me të larta të kontrollit dhe mbikëqyrjes të cilat do të kontribuojnë  ne ruajtjen e ambientit shëndetit të bimëve të cilat janë baza e shëndetit publik. 
      


 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h