Kontrollet dhe monitorimi i Ujërave të Pijshëm dhe Ujërave Natyral Mineral

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka përfituar mbështetje nga TAIEX,  me date 05.06. dhe 07 Mars është mbajtur mision I ekspertit nga TAIEX me temën: Kontrollet Zyrtare dhe Strategjia e Monitorimit për Ujar të Pijshëm dhe Ujera Natyral Mineral. Për inspektoret sanitar dhe fitosanitar të AUV-së. Janë trajtuar shumë tema mbi proceduart e kontrollit dhe risit qe janë lidhur me legjislacionet nga vendi i Ekspertit. Ne si  autoritet jemi përfitues në vazhdimësi të trajnime ne shumë fsha të cilat janë mandat i autoritetit për kontroll të ushqimeve.  

Temat e shtjelluara në trajnimin ishin: Legjislacioni i Bashkimit Evropian per Ujë të pijshëm dhe Ujë Natyral Mineral duke përfshirë edhe amandamentimet e reja.  Ndarja apo kategorizimi i ujërave në bazë të specifikave përkatëse. Harmonizimi i legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, strategjia e monitorimit dhe mënyrat e rritjes se efikasiteti të implementimit të legjislacionit aktual. Praktikat e mira të Bashkimit Evropian në lidhje me ujërat. Mbi procedurat që ndiqen në Bashkimin Evropian për Autorizimin dhe njohjen e Ujërave Mineral Natyrale. Sfidat e Autoritet për sigurinë dhe kualitetin e ujit. Kërkesat e BE pë etiketim, transport, dhe plasim në treg të ujërave. Të gjitha këto janë ndjekur me një interesim të madhë nga ana e inspektorëve dhe njohurit e fituara do të zbatohen në praktik gjatë kontrollit të ujrave në vendin tonë.
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h