Jetëgjatësia dhe qëndrueshmëria e produkteve ushqimore

Me datë 14, 15 dhe 16 Maj 2018, në zyrë  e AUV-së është mbajtur trajnim për “Jetëgjatësinë e produkteve ushqimore”. Në ketë trajnim kanë ligjëruar 2 ekspert nga Bashkimi Evropian, përkatësisht Republika e Irlandës. Ata kanë informuar  mbi bazën ligjore dhe procedurat e kontrollit të produkteve  të cilat aplikohen në BE, parametrat dhe faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë e produkteve ushqimore.  Përgjegjësit e operatorëve të biznesit për caktimin e jetëgjatësisë së produkteve të tyre, pastaj  analizat që duhet kryer për përcaktimin e jetëgjatësisë së një produkti etj.

Po ashtu në këtë trajnim eksperteve Irlandez u është prezantuar gjendja në Kosovë nga ana e inspektorëve sanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë sa i përket bazës ligjore dhe proceduarave të kontrollit të cilat aplikohen për  jetëgjatësi të produkteve ushqimore. Nga  krahasimet të cilat janë nxjerr janë  dhëne rekomandimet për përmirësimet qe duhet arritur me aplikimin e proceduarev që duhet marrë për përafrim me gjendjen e BE-së. Në shumë aspekte vetëm se jemi duke aplikuar të njëjtat masa ne ato kemi dallime janë mësuar përvojat e reja të cilat do të aplikohen tani e tutje nga mësimet e marra prej ekspertëve. Ngritjet profesionale të inspektorëve gjithmonë ndikojnë cilësi të kontrolleve.

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h