Faza e fundit e vaksinimit nga ajri për vitin 2018

Ka nisur fushata e vaksinimit kundër sëmundjes se ‘’Tërbimit’’, si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të sëmundjeje në tërë Ballkanin Perëndimor.

Kafshët e egra e kryesisht dhelprat konsiderohen si bartës kryesor i kësaj sëmundje e cila mundë të transmetohet edhe të qenet dhe njeriu, e cila mund të jetë pasoja fatale.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është përgjegjëse për ndikim në uljen e rrezikut nga kjo sëmundje. Bashkimi Evropian  si financues i projektit, po vazhdon ta ndihmoj vendin tonë në ruajtëje të shendetit publik.

Fal  këtij projekti  nuk kemi pasur asnjë rast të regjistruar pozitiv në këtë sëmundje. Vaksinat janë të sigurta dhe nuk paraqesin rrezik për shendet të  njerëzve apo kafshëve bazuar në pershkrim të prodhuesit të vakine.  Nëse hasen ne vendbanime, rekomandohet që ato  të largohen duke përdorur dorëza. Nëse ndodh që të keni kontakt direkt me me ndonjë vaksinë të hapur apo dëmtuar duhet që ta vizitoni qendrën më të afërt shëndetësore. Projekti do të zgjas dy vite dhe kap vlerën prej një milion euro ku përfshihet blerja e vaksinave karrem prej një milion e gjysme vaksina dhe shpërndarje e tyre përmes aeroplanëve. Vaksinat do të shpërndahen kryesisht ne zonat malore në gjithë territorin e Kosovës. 



 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h