Drenasi është duke zbatuar masat e reja sipas vendimit të Qeverisë

Mekanizmat shtetërorë për mbikëqyre të zbatimit të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, bazuar në LIGJIN NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS në mënyrë të vazhdueshme janë duke ngrit nivelin e  zbatimit dhe respektimit të masave kundër pandemisë COVID19. Nga dita në ditë po shënohet ule e numrit të të infektuarve në komunën e Drenasit. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet me përkushtim qe shpejt Drenasi nga zona e kuqe te kaloj në zonë të rrezikut me të ulet dhe të gëzojnë qytetaret masa lehtësuese.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoret komunal dhe Policinë e Kosovë çdo ditë po zhvillojnë kontrolle inspektuese tek operatorët ekonomik, sipas planeve operative koordinuese  të punës.

Mbikëqyrja  e mbylljes së operatorëve ekonomik sipas orarit të vendosur, ndalimi i lëvizjes pas orarit, ndalimi i grumbullimit të njerëzve mbi 5 persona, mbajtja e distancës fizike, vendosja e distancës 2 metra në mes tavolinave në gastronomi, shënjëzimi në hyrje të objekteve. Mbajtja e detyruar e maskës nga ana e stafit në operatorët ekonomik të cilët janë ne kontakt me klient, mbajtja e higjienës personale. Ekipet e përbashkëta të inspektorëve AUV- komunë janë duke bërë një punë të mirë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit në masë, gjithashtu vlerësojmë lartë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.

Statistikat e aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimin e masave për komunën e Drenasit, nga ana e inspektorëve sanitarë të AUV-së:


1086, monitorime
7024, Inspektime,
6 , Gjoba për persona fizik (masë ndëshkimore),
6 , Gjoba për persona juridik (masë ndëshkimore),
28 , Mbyllje të përkohshme.

Monitorimi i ekipeve inspektuese në teren bëhet rregullisht nga AUV dhe Drejtoria Komunale e Inspektoratit Drenas.
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h