DREJTORI EKZEKUTIV z. GJINOVCI BASHKËBISEDOI ONLINE ME HOMOLOGUN E TIJ z. ATANASOV, NË PRANINË E MINISTRAVE TË BUJQËSISË SË KOSOVËS DHE MAQEDONISË SË VERIUT

Me ftesë të z. Besian Mustafa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Valdet Gjinovci më datë 14.05.2020 morri pjesë në video takimin online me përfaqësuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut si ministrin Trajan Dimkovski dhe drejtorin e autoritetit kompetent z. Zoran Atanasov. Pjesë e takimit ishte edhe Oda e Afarizmit të Kosovës. Në këtë takim u diskutuan çështje të përgjithshme dhe në veçanti bashkëpunimi në sektorin e kultivimit të peshkut dhe sfidat tregtare që po krijohen në këtë sektor.   

Gjatë takimit,  z. Gjinovci ju drejtua homologut tij z. Atanasov që autoriteti i Maqedonisë së Veriut të largojnë të gjitha pengesat për lejimin e eksportit të peshkut për shumëzim nga Republika e Kosovës. Po ashtu z. Gjinovci prezantoi në mënyrë kronologjike të gjitha aktivitetet, takimet, diskutimet e përbashkëta sa i takon këtij sektori me qëllim heqjes së kësaj pengese duke theksuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore dhe procedurale të kërkuara më parë nga autoriteti maqedonas, me theks të veçantë përgatitjen e Planit Vjetor Kombëtar për Monitorimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të Peshkut i cili i është dërguar edhe autoritetit përkatës në Maqedoninë Veriore.

Krejt në fund bashkëbiseduesit u shprehën të gatshëm për eliminimin e pengesave të identifikuara për tregtinë mes dy vendeve, harmonizimin e legjislacionit dhe standardeve ndërkombëtare, rritjen e bashkëpunimit institucional të ndërsjellët dhe po ashtu edhe nxitjen e bashkëpunimit mes fermerëve të të dyja vendeve.  
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h