Dr Gjinovci në takim me z. Minxhozin, për unifikimin e procedurave të sistemit të menaxhimit dhe standardeve të prodhimeve ushqimore të dy vendeve

Sot me datë 08.12.2014 në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, qëndroi për vizitë Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Minxhozi i cili u prit nga  Kryeshefi Ekzekutiv, Dr. Gjinovci.

Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i diskutimi për gjetjen e modaliteteve sa me të mira  për   unifikimin e procedurave të sistemit të menaxhimit dhe standardeve të prodhimeve ushqimore të dy vendeve.

Ky unifikim përveç se do të kontribuoj në siguri të përgjithshme të produkteve ushqimore do të jetë edhe një avancim tutje për kontrolle sa më të lehta dhe me të shpejta mes dy vendeve. Kjo do të shkoj në favor të operatorëve të bizneseve ushqimore.

Ata vlerësuan se ky proces pritet të përfundohet brenda këtij viti. Do të vazhdojë përkushtimi mes dy vendeve për krijimin e tregut të përbashkët për produkte ushqimore. 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h