Certifikohen trajnerët e parë për kontroll të shëndetit të bimëve dhe kontroll të farës

Nga data 6 deri me 8 Nëntor, Projekti i Binjakëzimit: \"Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë \" KS 15 IPA AG 01 16. Në aktivitetet për ndërtim të kapaciteteve në sektorin fitosanitar  të Kosovës ka organizuar trajnimin e trajnerëve të rijnë nga vendi ynë të cilët janë pajisur me njohuritë e duhura në fushën e kontrollit fitosanitar në import dhe kontrollit të farës dhe pas testimit janë pajisur me certifikata të cilat dëshmojnë se trajnerët janë të aftë qe ne te ardhmen të trajnojnë të tjerët në fushën për të cilën janë certifikuar.

Inspektimet në import, udhëzuesit për inspektime SNMF 31. Kontrollet në dokumente, identitet dhe ato fizike në pikën e hyrjes janë elementet me të rëndësishme apo thelbësore të kontrollit në import. Ngritja e diturisë së stafit të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë  gjegjësisht  sektorit fitosanitarisë kuadrove trajnues të ardhshëm në kontrollin e shëndetit të bimëve në import dhe kontroll të farës. Vendin tonë e pasuron me kuadro të cilat do ta ngrisin nivelin e shëndetit të bimëve përmes ë cilit do të kontribuojnë direkt në shëndet të përgjithshëm publik. Trajnerët janë aftësuar në tema si: Parimet e shëndetit të bimëve dhe legjislacioni për kontrollin fitosanitar në import. Marrëveshjet ndërkombëtare dhe organizatat, Qëllimi i masave karantinore për import në BE. Korniza ekzistuese ligjore: Legjislacioni përkatës i BE-së, veçanërisht Direktiva 2000/EC/29, duke përfshirë edhe kontrollin për qëllime shkencore (2000/29 neni 4,  Direktiva 95/EEC/44); Legjislacioni dhe direktivat përkatëse: EPPO, IPPC, WTO-SPS, etj.

Teorikisht dhe praktikisht trajnerët janë certifikuar edhe për zinxhirin mostrues nga : Metodat e mostrimit, roli i mostrimit në vlerësim të cilësisë së farës. Parimet e përgjithshme për mostrim të farës,  mënyra e duhur e përdorimi të  pajisjeve për mostrim dhe marrja e mostrave të përbëra dhe dorëzimi i tyre. Bllombimi dhe etiketimi i kontingjentit të farës së mostruar, Metodologjia për mostrimin e ngarkesës (SNMF 31), kontrolli i brendshëm i cilësisë në mostrim të farës. Në këto dhe tema tjera, pas trajnimit të kandidatëve është organizuar  testi vlerësues me anë të të cilit kandidatet e suksesshëm janë certifikuar si trajner nga ekspertët e Letonisë:  Zëvendës Drejtoresha e Departamentit për Kontroll Kufitar, (Shërbimi i Ushqimit dhe Veterinarisë në Letoni) znj. Kristina Romanova dhe Mbikëqyrësja e mostruesve, Departamenti për Kontroll të Farës, (Shërbimi Shtetëror për Mbrojtje të Bimëve në Letoni)

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h