AUV trajnon stafin për menaxhimin e grumbullimit dhe kategorizimin e nënprodukteve shtazore

Me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut dhe Zyrës për Integrime Evropiane - ZKM, është mbajtur trajnimi online tre ditor, prej datës 14 deri më 16 dhjetor, me temë “Trajnimi i Trajnerëve për Grumbullimin dhe Kategorizimin e Nënprodukteve Shtazore”. Në trajnim kanë marrë pjesë 15 zyrtarë nga të gjitha drejtoritë e AUV-së, të cilat janë të përfshirë në fushën e menaxhimit dhe mbikëqyrjes ligjore të grumbullimit dhe trajtimit të nënprodukteve shtazore, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, shëndetit të kafshëve dhe mjedisit në përgjithësi.    

Zyrtarët u trajnuan nga profesori i Universitetit të Bolonjës, njëherësh ekspert i Komisionit Evropian me përvojë të gjatë në fushën nënprodukteve shtazore z. Francesco Bonicelli.  Në kuadër të trajnimit, u prezantuan shumë tema sa i takon fushës në aspektin legjislativ, kontrolleve zyrtare, çertifikimit, aktivitetit të operatorëve të biznesit, ku po ashtu në mënyrë simulative u demostruan kontrollet zyrtare në thertore për të parë grumbullimin dhe kategorizimin e nënprodukteve shtazore, si dhe po ashtu pjesë praktike nga aktiviteti i ndërmarrjeve të trajtimit të nënprodukteve shtazore dhe plotësimi i listave të kontrollit.

Trajnimi për ngritjen e kapaciteteve njerëzore të AUV-së për fushën e trajtimit, grumbullimit dhe kategorizimit të nënprodukteve shtazore, është rrjedhojë e kërkesave ligjore për zbatimin e misionit dhe mandatit të agjencisë dhe implementimin e detyrimeve tona që dalin nga kapitulli 12 i acquis communautaire për politikat e sigurisë së ushqimit, veterinarisë dhe fitosanitarisë dhe ngritjen e kapaciteteve për këtë fushë. Gjatë trajnimit u shtruan edhe pyetje me interes nga pjesëmarrësit, të cilët ju nënshtruan edhe testit praktik të përbashkët për të testuar aftësitë e përfituara nga ky trajnim.
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h