AUV kujton Esad Mekulin në 104- vjetorin e lindjes

Esad Mekuli u lind më 1916 në Plavë. Gjimnazin e kreu në Pejë më 1936. studioi veterinarinë në Beograd, ku u diplomua në fi¬llim të vitit 1947. Specializoi para¬zi¬tologjinë në Za¬greb më 1947 dhe 1948. u doktorua në Fakultetin e Veterinarisë të Beo¬gradit me temën “Kontribut për njohjen e piroplaz¬mozave të kaf¬shë¬ve shtëpiake në Ko¬so¬vë dhe Rrafsh të Dukagjinit”.

Si student u angazhua në  lëvizjen përparimtare. Ishte një nga redaktorët e fletores “Beogradski student”. Mori pjesë në aksionet studentore e demonstrata dhe u burgos, më 1940. Pas kësaj pu¬-noi si veterinar ushtarak në Pejë, ku e zuri okupacioni. Më 1942, për shkak të punës në lëvizjen nacionalçlirimtare, u burgos. Një kohë punoi si mjek, e mandej anëtar i Agjitpropit dhe Rrafshin e Dukagjinit dhe redaktor i gazetës ilegale Liria.
Botoi njëmbëdhjetë punime shkencore-profesionale në revista jugosllave dhe të huaja, mandej botoi dy libra dhe dy broshura nga shkenca e mjekësisë veterinare. Ka shkruar rreth pesëdhjetë artikuj shkencorë-propa¬gandistikë nëpër fletore e revista në gjuhën shqipe dhe serbokroate.

Me punën letrare filloi të merrej qysh në rininë e hershme, duke bashkëpunuar me revista të rinisë. Boto pesë përmbledhje poezish në gjuhën shqipe, gjashtë në gjuhën serbokroate dhe nga një në gjuhën maqedonase dhe turke, dhe më se tetëdhjetë libra për¬kthi¬mesh.

Ka qenë kryetar i parë i Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Ko¬sovës dhe i ASHAK.

Ishte anëtar i Këshillit të KSA dhe i Këshillit të Federatës.

Vdiq në Prishtinë më 1993.

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë me mburrje dhe krenari  mbanë e emrin e pionierit të veterinarisë Kosovare.  

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h