Auditimi dhe Verifikimi i Kontrolleve Zyrtare në Sigurisë Ushqimore

Me datë 05&06.11.2018, inspektoret sanitar dhe zyrtar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe inspektor sanitar të komunave ishin pjesë e  Punëtorisë me  temë: Auditimi dhe Verifikimi i Kontrolleve Zyrtare në Sigurisë Ushqimore.  Organizuar dhe financuar nga Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit i Komisionit Evropian në bashkëpunim me AUV. Pjesëmarrësit mësuan ne  tema si: Baza Ligjore e BE-së per auditimin dhe verifikimin e kontrolleve zyrtare, plani i auditivit  bazuar ne rreziqe, auditimi i brendshëm, përbërja e ekipit audituese, raportimi dhe përformanca e auditimit, trajnimi i auditorëve. Të gjitha këto të ilustruara me shembuj praktik nga eksperienca e eksperteve.

Qëllimi i punëtorisë ishte që të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të legjislacionit dhe rregulloreve të BE-së të zbatueshme për auditimin dhe verifikimin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimore, si dhe udhëzime për zbatimin efektiv të tyre dhe vlerësimin final përkatës.

Në veçanti, punëtoria u fokusua  në frekuencën dhe uniformitetin e kontrolleve dhe në verifikimin e përputhjes me kërkesat ligjore. Ekspertët nga vendeve anëtare të BE-së do të ndan njohuritë dhe praktikat më të mira me përfituesit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe disa inspektor lkomunal, me qëllim forcimin dhe rritjen e kapaciteteve aktuale të autoriteteve kompetente në planifikimin, kryerjen dhe raportimin e auditimit të brendshëm. Vëmendje e veçantë iu kushtua studimit të rasteve praktike dhe mënyrës se si të refuzohet mosplotësimi në pajtueshmëri kur ai zbulohet. Kjo do tu ndihmojë autoriteteve tona në kryerjen sa me të mirë të vetë kontrolleve për të rritur efikasitetin ne punë.
 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h