Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me njohuri të reja për sistemin e alarmimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë (RASFF)

Me datë 11 dhe 12 Shator në ambientet e Agjencisë u organizua vizita dy ditore nga misioni i TAIEX-it lidhur me praktikat e alarmimit të shpejtë për ushqim të njohur si RASFF.

Ky sistem është i dizajnuar nga Komisioni Evropian për të mundësuar shkëmbimin e informatave  lidhur me rreziqet potenciale të cilat mundet të shkaktohen nga ushqimi por edhe nga ushqimi për kafshë.

Përmes këtij misioni të cilin e organizuan AUV dhe instrumenti i asistencës teknike TAIEX, dhjetë zyrtarë të lartë të AUV-së u njoftuan për së afërmi me mundësitë dhe mënyrat e bashkëpunimit përmes këtij sistemi, ku nga dy ekspertët me përvojë shumëvjeçarë nga Kroacia dhe Italia u diskutua në hollësi mbi mënyrën e funksionimit të këtij sistemi.

Deri më tani, AUV ka qenë pjesëmarrëse e këtij sistemi vetëm duke pranuar notifikimet e dërguara nga vendet anëtare për produktet e destinuara për tregun e Republikës së Kosovës dhe ku së shpejti presim që edhe Kosova të ketë qasjen e dërgimit të notifikimeve në këtë sistem për produktet të cilat do të eksportohen në BE.

Njohuritë e përfituara do të shërbejnë gjithsesi për të ngritur nivelin e informimit edhe mes institucioneve relevante të Qeverisë së Kosovës por edhe për komunikimin me popullatën në tërësi,  operatorët e biznesit me ushqim dhe konsumatorin në përgjithësi.

 

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h