Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zhvillon dhe implementon politikat e Qeverisë së Kosovës në sferën e kualitetit dhe sigurisë së ushqimit ,si dhe në sektorët e shëndetit të kafshëve dhe mirëqenjes së tyre. AUV I jep përgjegjësi Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në  si autoritet për zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë ,higjienës ,gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e përpunimit ,paketimit ,distribuimit ,shitjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së.

Objektivat


Të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve ,zoonozave dhe mirëqenjes së kafshëve ,eliminimin e shpërthimeve të sëmundjeve ,aplikimin e të gjitha masave të nevojshme biologjike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në teritorin e Kosovës.

Të garantoj sigurinë dhe kontrollin e  ushqimit në të gjitha fazat e manovrimit me ushqim për të mbrojtur interesat e konsumatorëve .Të siguroj se ushqimi i plasuar në treg si dhe ai i cili dedikohet për eksport është në pajtim me kërkesat e sigurisë ,etiketimit dhe kërkesat tjera të detyrueshme ,të krijuara me legjislacion.

Historia


Shërbimi Veterinar I Kosovës është themeluar me 1 Qershor të vitit 2000. Themelimi I Shërbimit është bazuar në Reguloren e UNMIK-ut No 2000/27 për themelimin e Departamentit të Bujqësisë në vitin 2000. Pas aprovimit të Ligjit të Veterinës më 30 Korrik 2004 Shërbimi Veterinar I Kosovës është riorganizuar në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ).Duke u bazuar në këtë ligj është aprovuar struktura organizative dhe aktivitetet .Duke u bazuar në Ligjin për Ushqimin I cili është aprovuar në vitin 2009 AVUK është riorganizuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

Për Ankesa
thirni ne Numrin:
0800 111 22
Pa pagese 24h